Ardian Nuhiu në minutën e 22-të i iku me dinakëri mbrojtjes së Vardarit dhe me një gjuajtje të fortë dhe precize e mposhti portierin Paçovski për rezultatin 0:1.
Nuhiu thotë se shënimi i golit ishte kënaqësi e madhe dhe se këtë gol ua dedikon të gjithë shqiptarëve dhe atyre që e duan Shkupin.
“Ne qysh para ndeshjes kishim thënë se kundër Vardarit do të luajmë pa asnjë eufori dhe se ajo që ishte më e rëndësishme, duhet ta lëshojmë stadiumin “Arena Filipi i Dytë” pa disfatë. Momentin kur e kam shënuar golin, ishte një kënaqësi e madhe, duke marrë parasysh se po luanim pa tifozët tanë e të cilët para nisjes na dhanë një përkrahje të madhe dhe na obliguan të japim maksimumin nga vetja. Besojmë se kemi dëshmuar se në futboll nuk luan rol se me çfar buxheti luan klubi, por sa e do klubin. Këtë rezultat padyshim se ua kemi dedikuar të gjithë shqiptarëve dhe atyre që e duan FC Shkupi”, deklaroi Nuhiu.
Ndeshja Vardar-Shkupi përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.