Nuhiu: I mjaftueshëm edhe barazimi pa gola

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Të dielën në stadiumin e Gjorçe Petrovit FC Shkupi luan ndeshjet e fundit për këtë sezon, e që kjo është dueli kthyes në kuadër të 1/8-tës së Kupës së Maqedonisë, ku takohet me KF Vardarin, me të cilët në ndeshjen e parë luajtën baras 1:1. Në këtë ndeshje Shkupi kishte kaluar e para në avantazh me golin e Alen Jasharovskit, ndërsa më pas Vardari barazoi me një gol fati nga Barsegian që duke dashur të krosoi, topi ndryshon kahje për të befasuar Zendelin.
Shkupi kishte mundësi që në minutat e fundit ta ndëshkojë Vardari me dy raste, por që tani do të duhet kualifikimin për çerekfinale ta siguron në ndeshjen kthyese.

Për duelin e nesërm ka folur trajneri Ardian Nuhiu, i cili mes tjerash do të ketë disa mungesa në ekip, por është optimist se skuadra ka forcë për të bërë dhe hapin e fundit drejt kualifikimit.

“Sigurisht se asgjë nuk ka përfunduar nga ndeshja e parë, na presin edhe 90 minuta mjaft të rëndësishme e që nuk do të jenë aspak të lehta. Edhe pse kemi një rezultat pozitiv, por është diferencë minimale. Jemi përgatitur gjatë kësaj kohe dhe besoj se kemi arritur ta kompletojmë ekipin që në duelin e të dielës të nxjerrim rezultat pozitiv, e që në këtë rast për ne do të ishte i mjaftueshëm edhe barazimi pa gola. Sigurisht se për ne do të jetë mungesë që nuk luajmë në fushën tonë, por nuk do të na mungojë përkrahja e tifozëve tanë edhe në Gjorçe Petrov, që besoj në fund të gëzohemi në kualifikim të çerekfinales”.

Shkupi në këtë ndeshje do të jetë pa dy futbollistë, Emmanuel Mbella i cili është lënduar në ndeshjen e fundit ndaj Vardarit, si dhe vazhdon të jetë jashtë terrenit edhe Bunjamin Shabani, për këtë ndeshje pritet rikthimi i Husein Demirit, i cili u lëndua në ndeshjen e parë të 1/8 së Kupës në duelin ndaj Vardarit.

More to explorer

Ndahen pikët në Gjorçe Petrov

Derbi i vogël i qytetit të Shkupit u zhvillua në lagjen Gjorçe Petrov ku ekipi ynë luajti në cilësinë e mysafirit nga

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!