Nuhiu: Nuk dyshoj edhe në një fitore ndaj Novacit

Share:
Share on facebook
Share on whatsapp
Share on telegram
Share on twitter
Share on email

Kanë mbetur edhe 90 minuta për të mësuar dhe anëtarin e fundit të Ligës së parë të Maqedonisë në futboll, e ku kjo do të vendoset sot pas përfundimit të ndeshjes së balotazhit kur në Shtip takohen  Novaci dhe Shkupi.

Ndeshja e parë e luajtur të dielën po në Shtip ishte dominuar plotësisht nga futbollistët e trajnerit Ardian Nuhiu të Shkupit, që në fund bardhekaltërit nga Çairi e fituan me rezultat të lartë 4:1.

Pikërisht për këtë fitore të lartë ka folur trajneri shkupjan, i cili tha se kjo fitore është si rezultat I asaj që Shkupi nuk e ka nënvlerësuar kundërshtarin, gjë që pritet ta bëjnë edhe në ndeshjen e dytë.

“Patjetër të flas edhe për ndeshjen e parë, që ishte e luajtur me përpikëri ashtu siç e kishim paramenduar dhe sikurse kishim punuar gjatë gjithë kohës. U futëm në ndeshje me respekt të madh ndaj kundërshtarit dhe më vjen mirë që nuk e nënvlerësuam. Shpresoj të jetë edhe në ndeshjen e dytë ashtu dhe të presim fundin e ndeshjes vetëm atëherë kur të dëgjohet bilbili i fundit i referit. Edhe në ndeshjen e nesërme do të futemi në maksimum të përgatitur dhe me shumë dëshirë për ta fituar përsëri dhe aspak nuk kam dyshim te futbollistët e mi për një gjë të tillë”, ka thënë trajneri Nuhiu i cili ka komentuar edhe mbetjen e Shkupit në balotazh.

“Mendoj se nuk e kanë merituar futbollistët e mi që të jenë në këtë situatë, por edhe një herë dëshmohet se futbolli pikërisht për këto befasi është shumë interesant, pasi që ishim shtatë pikë para Pobedës dhe në fund erdhëm në situatë që të luftojmë në balotazh. Mendoj se Shkupi do mbetet këtu ku edhe e ka vendin, pasi që Liga e Parë Maqedonisë pa Shkupin do ishte me shumë pak derbi në kampionatin e ardhshëm”, ka përfunduar trajneri ambicioz Ardian Nuhiu.

Në ndeshjen e parë Shkupi shënoi fitore me golat e Armedin Adem, Muharem Bajrami, Emamnuel Mbella dhe Fatmir Arif. Për duelin e dytë të balotazhit Shkupi do të luajë pa të lënduarit Besar Iseni dhe Dimitrija Llazarevski. Takimi Shkupi – Novaci luhet të mërkurën (07.06.2017) me fillim në orën 17:00.

 

Artikuj

Të ngjashme