Nuhiu: Nuk jam i dëshpëruar,luajtëm tri ndeshje të mira me Vardarin

Shpërndaje:

Trajneri i FC Shkupit, Ardian Nuhiu edhe përkundër eliminimit nga garat e Kupës së Maqedonisë, ka mbetur i kënaqur nga ajo që kanë treguar të përzgjedhurit e tij. Mes tjerash trajneri Nuhiu ka thënën se futbollistët e tij në fushë kundër Vardarit treguan luftë të madhe, por që në fund për fat të keq nuk arritën të kualifikohen.

“Mendoj se kemi luajtur ndeshje të mrekullueshme, ata treguan në fushë atë që e kishim punuar. Ishim të koncentruar që ta mbrojmë rezultatin pozitiv nga ndeshja e parë dhe në pjesën e parë ishim solid, e në disa raste kishim mundësi edhe të shënojmë me kundërsulme. Më pëlqeu ajo që pas pranimit të goli djelmoshat reaguan mirë, kishim mundësi që përmes Stojkosit edhe të barazojmë, por për fat të keq nuk shënuam. Në përgjithësi jam i kënaqur nga futbollistët e mi, e ka përsëritur shpesh herë këtë dhe qëndroj besnik kësaj që e them. E dimë se kush është Vardari momentalisht në kampionatin vendor, është kampion aktual dhe luajti edhe në grupet e Ligës së Evropës. Por ajo që mua më gëzon është se në tri ndeshjet e fundit ndaj tyre kemi luajtur shumë mirë”, ka thënë trajneri Ardian Nuhiu.

Tani për skuadrën e FC Shkupi sfida do të vazhdojë në sezonin pranveror me ndeshjet kampionate, ku ekipi ndanë pozitën e pestë me Rabotniçkin me 23 pikë të grumbulluara.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT