Nuk mjaftoi një gol për 3 pikë

Alen Jasharoski shënoi golin e 10-të në këtë sezon për FC Shkupi, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të marë pikë maksimale në terrenin e Skopjes. Vendasit barazuan shifrat në 1-1, në minutën e 89-të, me golin e Petkovskit. Të mërkurën, FC Shkupi sfidon Pelisterin në stadiumin në Çair.

 

 

Në përballjen e zhvilluar në terrenin e vështirë në lagjen e “Autokomandës”, Hristijan Stojkovski solli kanosjen e parë drejt portës së Skopjes, mirëpo tentimi i tij shkoi vetëm skaj portës së Stefanoviqit. Mirëpo kjo ishte paralajmërim i mirë për ndryshimin e rezultatit që erdhi në minutën e 7-të të takimit kur krosimin e Blazhe Iljoskit , me kokë, Alen Jasharoski e drejton në këndin më të afërt për 0-1. Për Jasharoskin ky ishte goli i dhjetë në këtë sezon. Pasoi një periudhë ku nuk kishte aksion, ndërsa në minutën e 25-të , Nastevski u mundua që të befasojë Zendelin. Në anën tjetër , Rron Broja ndalet në zonën e rrezikut, mirëpo arbitri kryesor jep shenjë që të vazhdojë loja. Sulmuesi vendas, Petkovski ishte në element në minutën e 29-të, por tentimi i tij shkoi skaj portës së Zendeli. Pak më vonë regjistruam një goditje delikate nga Ermedin Adem, nga 25 metra, të cilën me forcat e fundit, portieri Stefanoviq e drejton në rivënie nga këndi. Pas ekzekutimit të rivënies nga këndi, në shtyllën e parë reagon me kokë Rron Broja, por topi shkon skaj portës. Ndërkohë Nastevski kërkon që të shfrytëzojë terenin e vështirë dhe të befasojë portierin Zendeli, i cili me këtë rast tregohet tejet i vëmendshëm dhe nuk lejon befasi. Në anën tjetër , skenar i njëjtë, si edhe në minutën e 32-të, tani në rolin e Brojës është Muharem Bajrami, që drejton topin skaj portës. Dhe për mbyllje të pjesës së parë u përkujdes, Stojkoski, i cili prodhoi një kundërsulm të shpejtë, por në zonë e rrezikut, u ndal nga mbrojtja e Skopjes, ndërsa arbitri Shaqiri nuk tregoi asgjë.

Pjesa e dytë ishte më e mërzitshme , në shumë aspekte, pasi që të dy skuadrat kërkonin që luajnë me topat në gjatësi, duke tejkaluar mesfushën. Fillimisht Jasharoski tenton nga 25 metra. Pastaj Blazhe Iljoski kërkon penalti pas lojës me dorë nga një mbrojtjës të Skopjes, por sërisht s’ka ndryshime. Në këtë peiudhë kohore , që të dy ekipet tentojnë me stil të njëjtë të afrohet edhe shënimit të golit. Petkovski tenton me kokë në minutën e 76-të, pas krosimit nga krahu i djathtë, por topi shkon skaj portës. Zëvëndësimi Desniq mundohet të bëj diçka me kokë, por në vendin e duhur është portieri Zendeli. Dhe në minutat e fundit , FC Shkupi kishte disa raste ideale , me kundërsulme të mbyll çështjen e fituesit të kësaj sfide. Stojkoski dhe Bunjamin Shabani asistojnë në 6 metra të zonës së Skopjes, por nuk ka asnjë përgjigje nga futbollistët e tjerë. Dhe kur rastet nuk shfrytëzohen vjen dënimi. Petkovski me një gjuajtje të fortë nga 25 metra, mundi Zendelin dhe barazon shifrat në 1-1. Deri në fund të takimit s’kishte kohë për ndryshime të rezultatit dhe që të dy skuadra duhej të kënaqen me barazimin 1-1. Sfida e radhës do të jetë më 9 maj, kundër skuadrës së Pelisterit në stadiumin në Çair.

Skopje – FC Shkupi 1:1 (0:1)

Stadiumi: “Zhelezara”

Arbitër kryesor: Albrim Shaqiri

Ndihmës:Laze Çakareski, Simon Grdanoski

Golat: Alen Jasharoski (FC Shkupi), Petkovski (Skopje)

Kartona të verdhë: Aleksovski, Petkovski (Skopje) Ermendin Adem, Suat Zendeli (FC Shkupi)

Kartona të kuq:

Skopje: Stefanovski, Bopesku, Liçina (Dimitrovski), Janevski (Kocev), Aleksovski, Petkovski, Kofi, Moupan, Pecov, Demir (Desniç), Nastevski.

Trajner: Ljupço Markoski

FC Shkupi : Suat Zendeli, Toni Tipuriç, Edis Maliqi, Muharem Bajrami, Blagoja Ljamçevski, Omar Imeri (’59 Basilio Ndong) , Rron Broja (Stefan Vujçiç), Blazhe Iljoski (85 Bunjamin Shabani), Ermedin Adem, Kristijan Stojkoski, Alen Jasharoski.

Trajneri: Zekirja Ramadani

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT