Nuk u thye dot mbrojtja e Voskës

Shpërndaje:

Në ndeshjen e javës së 24-të, të luajtur në Ohër, ekipi ynë ishte mysafir i Voska Sport. Dueli u mbyll pa fitues dhe pa gola të shënuar.

Fillimi i ndeshjes ishte i qetë, me nikoqirët që filluan të luajnë lojë të hapur, por që ekipi ynë ishte në krye të detyrës.

Një kërcënim serioz drejt golit të nikoqirëve erdhi në fillim nga braziliani Dudu, i cili dërgoi një gjuajtje të fortë dhe ishte precize drejt kuadratit të portës, por portieri Zahov ndali topin në duar. Gronner ishte në rast të mirë në minutën e 36-të, por që nuk tregoi precizitet. Nga distanca në pjesën e parë provuan edhe Albert Diene dhe Hamza Ramani, që nuk arritën të gjejnë cakun në portë. Pak minuta para fundit të pjesës së parë, edhe një herë tentoi nga distanca Dudu, por edhe në këtë rast topi kaloi vetëm skaj portës.

Në minutën e 52-t, Trapanovski nga gjuajtja e lirë, kaloi murin e “gjallë” dhe topi udhëtoi me shpejtësi mes të golit, por Zahov largoi mbi portë, për rivënie nga këndi. Në minutën e 64-t, Edmundson provoi nga distanca një vole goditje fluturimthi, por nuk ishte preciz për të shënuar gol. Nikoqirët rastin e parë de kishin në minutën e 77-t me sulmuesin Marushiç, por goditja e tij përfundoi mbi portën e Artan Iljazit. Sikurse kalonin minutat drejt fundit të ndeshjes, futbollistët tanë kërkon me ngulm që të shënojnë, por duke mos arritur që të thyejnë mbrojtjen e ngjeshur të nikoqirëve.

Tani pason një pushim prej dy javës shkaku i angazhimeve të përfaqësues së vendit që do të luajë ndeshjet miqësore, ndërsa ne rikthehemi në kampionat me 31 mars, kur në Çair do të luajmë kundër ekipit të Vardarit.

 

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT