Skuadra e FC Shkupi ka zhvilluar dhe miqësoren e dytë në kuadër të fazës përgatitore, para se ekipi dhe stafi bardhekaltër të nisen për në Antalia.
Edhe sot për kundërshtarë të ekipit tonë kishin skuadër të IPKO Super Ligës, e kjo ishte FC Drita e Gjilanit, e udhëhequr nga Ardian Nuhiu.
Ndeshja Shkupi – Drita që u luajtën në terrenin ndihmës të FFM-s, ishte edhe një test i mirë për trajneri Qatip Osmani, i cili kishte vendosur që sot ta fillojë duelin krejtësisht me 11-tshe, tjetër. Në ekip nga minuta e parë luajtën brazilianët portieri Thulio dhe sulmuesi i krahut Sergio, ndërsa gjithashtu nga minuta e parë ishte edhe përforcimi i ri Benjmanin Demir.
Pjesa e parë ishte me disa tentime nga dy ekipet, nga ana e Shkupit Muharemi, Jurina dhe Sergio kishin disa raste, por pa arritur që të prekin rrjetin e portierit gjilanas Tofillovski.
Nga ana tjetër edhe Drita përmes Shabanit pati një tentim, por portieri braziliani i Shkupit Thulio kishte intervenime të suksesshme.
Edhe në pjesën e dytë nuk pati ndonjë ndryshim, përveç se dy trajnerit Qatip Osmani i Shkupit dhe Ardian Nuhiu i Dritës që u dhanë mundësi të gjithë futbollistëve për të luajtur.
Drita në pjesën e dytë kishte dy raste shënimi me Cuculin dhe Fazliun, ndërsa Shkupi me Oudiaby, ndërsa Jakup Berishës ju anulua një gol për pozitë jashtë loje.
Ky ishte barazimi i dytë për Shkupin pas asaj me Flamurtarin e Prishtinës që përfundoi me të njëjtin rezultat 0-0. Shkupi nesër zhvillon stërvitjen e fundit në Shkup, ndërsa të mërkurën është planifikuar nisja për në Antalia.
Shkupi: Thulio, Demir, Iljazi, Krivanjeva, Ilieski, Bajrami, Bilali, Dembo, Sergio, Muharem dhe Jurina.
Në pjesën e dytë luajtën edhe: Aleksovski, Stojanovski, Ramadani, Ndong, Jusufi,Aliu, Diack, Iseni dhe Berisha.