Omer Bunjaku, tani edhe në postin e drejtorit sportiv

Shpërndaje:

Omer Bunjaku në të ardhmen do të ushtrojë edhe detyrën e derjtorit sportiv te FC Shkupi. Bunjaku ka marë besimin nga drejtuesit e klubit dhe përpos pozitës së nënkryetari të klubit , tani do të jetë në postin e drejtorit sportiv, deri në fund të këtij sezoni. “Është një nder për mua që drejtuesit e klubit kanë treguar besim të madh tek unë dhe më kanë dhënë mundësi që të ushtrojë detyrën e re. Kjo është një përgjegjësi e madhe për mua, por edhe një shtytje , një nxitje që të dëshmojë vetëm edhe në këtë detyrë, për të cilën kam marë përkrahjen e plotë nga të gjithë. Mirëpo mund të t’iu them se kënaqësi e veçantë për mua është që pronari i klubit Shefshet Demiri, ka qenë iniciatori kryesor që të marë këtë detyrë, andaj besoj se me punë dhe përkushtim të plotë, do të arsyetojë besimin e tij , por edhe Bordit Drejtues të klubit. Natyrisht si klubi ashtu edhe unë , ndalgadal do të shkojmë drejt struktuimit të plotë, që në sezonin e ardhshëm të vendosim themelet edhe më të forta të struktuimit të brendshëm , me qëllim që FC Shkupi të ngritet në nivelet të më të larta të funksionimit dhe të vendos standarde evropiane si në pjesën organizative , ashtu edhe në atë të funksionimit të brendshëm” tha mes tjerash Bunjaku. Përndryshe Bunjaku beson se me ndryshimet e reja, FC Shkupi do të jetë në rrugë të mbarë të zhvillimit të plotë, ndërsa premtoi se në detyrën e re do të jep maksimumin për të asyetuar përgjegjësinë e marë nga drejtuesit e klubit.

Good Luck Omer Bunjaku

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT