Osmani: Do të japim maksimumin edhe për një tjetër rezultat pozitiv

Shpërndaje:

E diela do të sjellë edhe një përballje shumë të rëndësishme të skuadrës së FC Shkupi. Tani më është lënë pas shpine fitorja e të mërkurës ndaj Shkëndijës, pasi skuadra i është përkushtuar punës që të përgatitet për të dielën, kur përsëri dy skuadrat shqiptare, do të jenë përballë njëra tjetrës, por tani në kuadër të xhiros së rregullt të javës së 12-të.

Trajneri Visar Ganiu ka punuar intensivisht me futbollistët dhe punën që kanë bërë nga e enjtja, janë munduar futbollistët që të rikuperojnë lodhjen, që të dielën të jenë të gatshëm për të dhënë edhe një 90 minutësh të suksesshëm ndaj tetovarëve.

Skuadra e FC Shkupi ka një seri pozitive në pesë ndeshjet e fundit, duke shënuar dy fitore, dy barazime dhe ka pësuar vetëm një disfatë, që e bënë Shkupin të jetë në pozitën e dytë tabelore sa i përket serisë së pesë ndeshjeve të fundit. Për ndeshjen e të dielës është prononcuar sulmuesi Florent Osmani, i cili në të gjitha ndeshjet ishte një nga futbollistët që po vrapon shumë dhe ka qenë futbollist i cili bën ndryshim në fushë.

“Është e vërtetë se në pesë ndeshjet e fundit kemi pas një ecuri pozitive, ne në çdo ndeshje kemi dhënë maksimumin dhe kemi krijuar raste, ku nuk kanë munguar as golat. Mendoj se ekipi ynë ka funksionuar mirë në çdo aspekt. Sa i përket ndeshjes me Shkëndijën, mendoj se fitorja e të mërkurës tregon se ekipi ynë mund të përballet me çdo kundërshtar në Maqedoni, andaj kemi punuar aq sa kishim kohë edhe për duelin e së dielës. Do të japim maksimumin edhe në këtë ndeshje dhe shpresojmë të marrim një tjetër rezultat pozitiv”, ka përfunduar sulmuesi shkupjan, Florent Osmani.

Ndeshja Shkupi – Shkëndija do të luhet të dielën me fillim nga ora 13:30, ndërsa Shkupi do të jetë i gatshëm për ndeshjen e të dielës, pasi nuk ka të lënduar dhe nuk ka të ndëshkuar me kartonë të verdhë. /fcshkupi/

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT