Skuadra e Shkupit e ka nisur me fitore sezonin pranveror, duke e mundur me rezultat të pastër 2-0, skuadrën e Borecit. Kjo ndeshje sigurisht se ka lënë të kënaqur strategun tetovar të Shkupit, Qatip Osmanin, i cili mes tjerash ka thënë se me karakterin e treguar në pjesën e dytë, ekipi duhet të luajë në çdo ndeshje për të marrë fitore.
“Ishte me rëndësi ky kampionat të fillon me fitore, ngarkesa për ta fituar ndeshjen e bëri të vetën veçanërisht në pjesën e parë, ku edhe pse nuk luajtëm në nivelin e duhur, nuk rrezikuam portën, ajo ishte dhe diskutimi jonë që e bëmë para ndeshjes.
Në pjesën e dytë Shkupi dominoi në të gjithë aspektet e lojë dhe me meritë fitoi. Më gëzon fakti se në pjesën e dytë ekipi tregoi karakter, tregoi një luftë me të cilën duhet në çdo lojë të vazhdojmë dhe ti fitojë ndeshjet.
Ndeshjen e radhës Shkupi e luan në fushë mysafire, kur do të takohet me Rabotniçkin.