Ekipi mesditën e sotme prezantoi trajnerin e ri Qatip Osmanin, duke firmosur kontratë 2 vjeçare. Tekniku më i trofeshëm në vendin tonë pas firmës mbi kontratë shprehi edhe përshtypjet e para si bardheblu.
“Ndjehem i privilegjuar në një klub që ka histori. Mua personalisht më kujtohen ato sezonet rreth vitit 2000, ku kjo skuadër dominonte futbollin vendor dhe dëshira ime është që Shkupin ta sjellim në atë gjendje dominuese që ishte në atë kohë”, u shpreh trajneri Qatip Osmani pas prezantimit.
Ndërkohë drejtori sportiv Omer Bunjaku për kanalin zyrtar të klubit komenton prurjen e re në skuadër.
“Qëllimi im si drejtor sportiv së bashku me kryesinë e klubit gjithmonë ka qenë dhe kemi insistuar që ekipi të drejtohet nga nje trajner vendor dhe që e njeh kampionatin tonë. Pas shumë bisedimeve më në fund arritëm që te kemi një akord me Qatip Osmanin, tek i cili kam besim shumë të madh dhe shpresoj që do të jap më të mirën për klubin tonë që të kemi rezultate pozitve dhe të arrijmë sa më lartë si në kampionat dhe Kupë” tha Omer Bunjaku.