Osmani për “Lajm”: Goli ndaj Vardarit më i dashuri në karrierë

Shpërndaje:

Në minutën e 90-të një top i dëbuar nga portieri Pacovski kthehet te sulmuesi Osmani, i cili gjuan me të parën dhe barazon rezultatin në 2-2. Gëzimi në mesin e lojtarëve të Shkupit ishte i madh, ndërsa në anën tjetër ky gol tronditi vendasit e Vardarit.

Osmani për “Lajm” rrëfen se si është ndjerë pas këtij goli.

“Me shënimin e golit jam ndjerë shumë mirë, duke festuar me bashkëlojtarët e mi e kam menduar se sa tifozë kam bërë të ndjehen mirë edhe jashtë stadiumit, pasi e dimë që tifozët tanë e kishin të ndaluar të jenë në përkrahjen tonë. Kjo ka bërë të gëzohem edhe më shumë duke e ditë që e gjithë shqiptaria i është gëzuar këtij barazimi”, deklaroi Osmani.

Ai shton se kanë besuar në një sukses të tillë.

“Kemi besuar në këtë rezultat se që para fillimit të derbit tërë kohës trajneri na ka përgatitur psikikisht dhe fizikisht dhe kemi pas vetëbesim të madh se në këtë derbi do të shkojmë për të marrë pikë e jo për të humbur dhe për këtë besoj se ne ja kemi arritur qëllimit”, thekson autori i golit të dytë për FC Shkupi.

Osmani tregon se goli ndaj Vardarit është më i dashuri në karrierë.

“Po ky ka qenë goli më i dashur për mua dhe unë mendoj se ky do të jetë goli i karrierës, për arsye se e kam shënuar në një duel derbi siç është Shkupi – Vardar, e që të jetë edhe më i mirë dhe më i dashur golin e shënova në minutën e 90-të, kur askush nuk e kishte pritur atë. Duhet pranuar se ne u goditëm me golin e avantazhit të Vardarit vetëm tre minuta para fundit dhe të gjithë ishim të dëshpëruar, por në asnjë moment nuk menduam se këtu gjithçka mori fund”, përfundoi sulmuesi çairas Florent Osmani./lajm/

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT