Osmani: Shkupi e meriton kreun, sepse ka ekip për në Evropë

Shpërndaje:

Sot ishte qëndrimi i fundit i Shkupit në Antalia dhe me aeroplanin e fundit në orët e mbrëmjes ekipi ka arritur në Shkup. FC Shkupi ka përfunduar qëndrimin 15 ditor në kampin përgatitor që zhvilloi në Antalia të Turqisë, ku përveq përgatitjeve intensive ka luajtur edhe katër ndeshje miqësore.

Për atmosferën në klub, fazën përgatitore, afrimet e reja dhe ambiciet e klubit për sezonin pranveror, ka folur në intervistën për faqen zyrtare të klubit, kryeshefi i trajnerëve Qatip Osmani.

FC SHKUPI: Sa keni mbetur të kënaqur nga kjo fazë e përgatitjeve?

Q. Osmani: Po jam i kënaqur me punë dhe angazhimin që që kanë bërë deri më tani futbollistët. Edh pse kemi pas vështirësi në aspektin taktiko-teknin dhe na erdhën disa lojtarë të rinj, por unë prapë se prapë mendoj se Shkupi i gatshëm do ta pret fillimin e kampionatit.

Në ndeshjet miqësore që kemi luajtur, nuk ishin rezultatet e mira, edhe pse qëllimi ishte që ekipi të përgatitet për kampionat, ashtu që na pret kampionati në të cilin Shkupi sigurisht se do të lufton për kreun e tabelës, aty edhe ku e meriton të jetë.

FC SHKUPI: Sa janë përshtatur në ekip përforcimet që kanë ardhur te Shkupi?

Q. Osmani: Po megjithëse përforcimet erdhën pak me vonesë në fazën përgatitore, jemi munduar që me ta të punojmë edhe në planin e përgatitjes fizike dhe atë taktiko-teknike. Mendoj se janë përshtat mirë. Ndeshjen e fundit miqësore ndaj rumunëve ata u angazhuan nga minuta e parë edhe luajtën relativisht mirë.

FC SHKUPI: Si i keni vlerësuar futbollistët e rinj, si Kurti, Bushi, Alii dhe yë tjerët?

Q. Osmani: Qëllimi ardhjes së këtyre futbollistëve të rinj që i përmendët, sigurisht se është që të përshtaten me atmosferën që të jenë me ekipin e parë, në disa miqësore kishin rast të luajn e në disa jo, por megjithatë janë të rinj dhe presim prej tyre që në vitet e ardhshme të luajnë edhe në ekipin e parë.

FC SHKUPI: Sa do të jetë i vështirë sezoni pranveror dhe cilat janë ambiciet e klubit?

Q. Osmani: Po të gjithë ne e dëshirojmë Evropën, mendoj se Shkupi edhe e meriton Evropën sepse ka ekip për në Evropë, por megjithatë duhet të jemi edhe të kujdesshëm pasi që tabela e klasifikimit tregon se jemi edhe në pjesën e zonës së rrezikut. Por mendoj se Shkupi shumë shpejt do të del nga kjo pozitë dhe do të lufton për në Evropë.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT