Skuadra e FC Shkupit pas arritjes në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Antalia, sot nuk ka humbur kohë dhe ka shfrytëzuar ditën për të zhvilluar dhe stërvitjen e parë.
Sigurisht se ekipi është pritur nga trajneri Hasan Ozan dhe ndihmësit e tij, të cilët fillimisht pasi janë njoftuar me lojtarët, kanë marrë urdhrat për të filluar dhe me punë.
Ekipi ka kaluar me sukses stërvitjen e parë dhe tani më nga dita e nesërme do të kenë nga dy seanca stërvitore, të kombinuara në palestër dhe terren të hapur.
Gjithashtu në takimin e parë prezent ishte edhe pronari i klubit, Ogun Aydin, i cili fillimisht ju dëshiroi mirëseardhje ekipit, duke i komplimentuar për sezonin vjeshtor, njëkohësisht duke ju dëshiruar përgatitje kualitative dhe suksese në sezonin pranveror.