Ozer: Uroj futbollistët për fitoren

Shpërndaje:

Skuadra jonë dje mori tri pikët e para të sezonit të ri, ndërsa këto ishin edhe pikët debutuese të trajnerit Hasan Ozer.

Dueli ndaj Borecit aspak nuk ishte i lehtë, pasi skuadra nikoqire e kishte vendosur që të luajë në mbrojtje, këtë e ka pohuar edhe vetë trajneri ynë, Ozer.

“Ndeshja e djeshme ishte mjaft e vështirë, e kishim parasysh se do të luajmë ndaj një kundërshtari që ka pësuar mjaft ndryshime dhe se në asnjë moment kjo nuk do të jetë e lehtë. Kjo bëri që në pjesën e parë të kemi vetëm dy raste për shënim. Pjesa e dytë ishte më ndryshe, ku arritëm që të hapim kundërshtarin dhe të krijojmë edhe më shumë raste, e që fituam me gol të vonshëm. Sigurisht se do të uroj futbollistët e mi për lojën e treguar,  isha i kënaqur nga të gjithë, ndërsa paraqitje të mirë kishin edhe përforcimet e reja. Shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm edhe në ndeshjet tjera dhe të vazhdojmë drejt cakut tonë”, ka thënë Ozer.

Kujtojmë se Shkupi ndeshjen e radhës e luan në cilësinë e nikoqirit në terrenet e kompleksit të FFM-s, ndërsa kundërshtarë ka ekipin e Akademija Pandevit.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT