PA FAT , Shkupi ndëshkohet në sekondat e fundit

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

FC Shkupi arkëton një pikë në një ndeshje ku pothujase kishte 3 pikët në “xhep” deri në sekondat e fundit, që në fund Vardari të barazojë shifrat në 1:1. Omar Imeri ishte autor i golit për Shkupin, ndërsa Evgenij Novak solli një pikë për Vardarin.

Fillimi i ndeshje i takoi vendasve, të cilët në minutën e 4-të, përmes Barsegianit sollën kanosjen e parë, por në momentin e duhur intervenon Bajrami. Në krahun e njëjtë, Bërdarovski sjell rrezikun e radhës, ndërsa intervenon kapiteni Suad Zendeli. Në minutën e 6-të mesfushori vendas Bitang u gjend në rast ideal që të shënojë gol, mirëpo tentimi i tij kaloi skaj portës.

Rasti i dyshimtë ndaj Iljoskit

Goditja e parë nga Shkupi vjen përmes Stojkoskit, në minutën e 10-të, i cili godet ashpër, por në vend të duhur është portieri Aleksoski. Në minutën e 16-të, rast i dyshimtë në zonën e Vardarit, kur Gërnçarov në mënyrë të palejuar ndalon Iljoskin në zonën e rrezikut, mirëpo arbitri kryesor Albrim Shaqiri nuk tregoi asgjë.

Imeri në vendin e duhur

Mirëpo shpërblimi për lojën e mirë të Shkupit vjen në minutën e 32-të, kur Omer Imeri është ekzekutues i sigurtë brenda zonës, pas asistimit të Ermendin Ademit (1:0).  Vetëm dhjetë minuta më vonë kanoset sërisht Stojkoski nga 17 metra, por topi ndalet në duart e portierit Aleksoski. Një minutë më vonë, Bërdaroski në vend të krosimit, seriozisht kanosi portën e Shkupit, por në nivel të detyrës ishte portieri Zendeli.

Shumë raste nga distanca

Në pjesën e dytë, në aksionin e parë ishte Blazhe Iljoski, që godet nga 20 metra, por jo edhe mjaftueshëm që të befasojë portierin vendas.  Në anën tjetër Maksimov humb rastin për të barazuar shifrat kur ishte i pa penguar në zonën e 6 metrave nga porta e Zendelit duke drejtuar topin me kokë vetëm skaj portës. I njëjti futbollist tenton me këmbë nga 16 metra, por epilogu ëshë i njëjtë, topi skaj portës.  Në minutën e 69 –të , Omar Imeri,  kishte rastin ideal që të shënojë golin e dytë në këtë përballje dhe të vendos fituesin, por intervenon me kohë portieri Aleksoski.

Dënimi vjen në fund të ndeshjes

Në minutën e 82 regjistruam dy intervenime të Suad Zendelit kur ndaloi Barsegianin dhe pastaj edhe Maksimovin.  Dhe në minutën e 88-të,  Gërnçarov godet nga 11 metra, por në vendin e duhur është Suad Zendeli. Dhe kur mendohej se do të mbyllet ndeshja me këtë rezultat, në minutën e fundit të kohës shtesë (u vazhdua edhe për një minutë, më shumë se sa ishte potencuar, 4 minuta) , në aksionin e fundit të Vardarit, mbrojtësi Evgenij Novak, me kokë shënon golin e barazim (1:1).

FC Shkupi arkëtoi një pikë ku mundej të fitonte edhe dy të tjera, mirëpo që nga dita e nesërme fillon të mendojë për kundërshtarin e ardhshëm, skuadrën e Akademia Pandevit, me të cilën takohet gjatë ditës së mërkurë në Turnovë.

Vardar – FC Shkupi   1:1  (0:1)

Stadiumi :”Filipi i Dytë”

Shikues: 100

Arbitri kryesor: Albrim Shaqiri

Ndihmësit: Razme Bakraçevski, Zlate Lozanovski

Kartona të verdhë: Bitang (Vardar), Barsegian (Vardar), Omar Imeri (FC Shkupi)

Kartona të kuq:

Golahsnëuesit: Omar Imeri (FC Shkupi) Evgenij Novak (KF Vardar).

FC Shkupi: Suad Zendeli, Toni Tipuriç, Edis Maliqi, Muharem Bajrami, Blagoja Ljamçevski, Bunjamin Shabani (80’ Besart Krivanjeva), Imer Omeri (87’ Atila Can), Ron Broja, Blazhe Iljoski ( 68’ Alen Jasharoski), Ermedin Adem, Kristijan Stojkoski.

Trajner : Zekirja Ramadani

Vardari: Aleksoski, Gërnçarov, Blazhevski, Barsegijan, Antovski (34’ Todorovski), Gligorov, Novak, Iseni (‘59 Cvetanovski), Maksimov, Bërdarovski.

Trajner: Çedomir Janevski

 

More to explorer

Ndahen pikët në Gjorçe Petrov

Derbi i vogël i qytetit të Shkupit u zhvillua në lagjen Gjorçe Petrov ku ekipi ynë luajti në cilësinë e mysafirit nga

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!