Pa shumë vështirësi, fitojmë derbin e qytetit

Shpërndaje:

Përballja e derbit të qytetit të Shkupit filloi qetë, pa shumë raste serioze, por me presion të ekipit tonë që qarkullonte topin drejt zonës së kundërshtarit. Luhej minuta e 17-të kur Kuka kërcënoi për herë të parë, por Gaçevski ndali topin, po tjetër rast pati edhe Ilieski në minutën e 25-të, por portieri i Vardarit arrti që të reagojë edhe në këtë rast.

Vetëm një minutë më vonë, presioni ishte dhe më i madh para portës së Vardarit. Arbi Vosha u fut në krahun e djathtë dhe e detyroi Gaçevskin që të nxjerr topin nga rrjeta e tij. Ky gol solli gëzim të madh në tribunë.

Në pushim Shkupi shkoi me epërsi. Në fillim të pjesës së dytë, përsëri pamë futboll total para portës së Vardarit, Trapanovski gjuajti pranë shtyllës në minutën e 47-të, ndërsa në minutën e 50-të Kuka goditi traversën pasi tentoi ta lobon Gaçevskin.

Skuadra jonë golin e dytë e shënoi në minutën e 74-të. Kësaj radhe autor ishte Kuka, i cili edhe në këtë ndeshje ishte shumë aktiv, ndërsa ky ishte goli i dytë në këtë sezon, ndërsa aisisti i shënohet Toshevskit.

Ekipi ynë kishte mundësi që të shënojë fitore edhe më bindëse, por Gaçevski para përfundimit të ndeshjes ndali një goditje të Dudut.

Kjo është fitorja e tretë radhazi e Shkupit në duelet ndaj Vardarit. Skuadra jonë duelin e radhës e luan ndaj Rabotniçkit të mërkurën në kuadër të çerekfinales së Kupës, ndërsa në fundjavë do të jemi mysafir të Sileksit në Kratovë.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT