Paralajmërim për ndeshjen e javës së parë FC Shkupi vs Voska Sport

Shpërndaje:

Me fillimin e sezonit të ri, ekipi ynë FC Shkupi, nën drejtimin e trajnerit Ernest Gjoka, është gati për sfidën e parë ndaj Voska Sport. Sezoni i ri na gjen me një ekip tërësisht të ndryshuar krahasuar me vitin e kaluar, me shumë lojtarë të rinj që do të veshin për herë të parë fanellën bardh e kaltër. Si gjithmonë, synojmë të arrijmë objektiva të larta në kampionat.

Gjatë përgatitjeve, si në vend ashtu edhe në kampin stërvitor në Bolu të Turqisë, ekipi ka treguar përmirësime të dukshme dhe është i gatshëm për sfidat e sezonit. Përballë do të kemi ekipin e Voska Sport, me të cilët kemi zhvilluar katër ndeshje deri më tani, duke regjistruar tre fitore dhe një barazim.

Për ndeshjen në fjalë ka folur  kapiteni dhe portieri ynë, Artan Iljazi,

“Nesër fillon ndeshja e parë e kampionatit. Ne, si ekip, jemi përgatitur maksimalisht. Kemi ndërtuar një ekip me shumë risi dhe futbollistë të rinj me cilësi të lartë. Ambiciet tona dihen para fillimit të sezonit, që synojmë titullin kampion dhe shpresojmë ta nisim me këmbë mbarë. Me ndihmën e „Shvercerave“, tifozëve tanë besnikë, shpresojmë që në fund të shpërblehemi me rezultate pozitive dhe trofe të fituar”, ka thënë kapiteni Iljazi

Për shkak të temperaturave të larta, stadiumi i Çairit ka pësuar disa dëmtime, ndaj sezonin do ta nisim në stadiumin “Boris Trajkovski” në lagjen Maxhari.

Ndeshja FC Shkupi – Voska Sport do të zhvillohet të dielën, në ora 17:00, me arbitër kryesor Vllatko Ilioskin nga Prilepi.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT