Paralajmërimi për ndeshjen ndaj Bellasicës

Shpërndaje:

Skuadra jonë kishte dy ditë kohë për tu përgatitur për ndeshjen e javës së 27-t, e cila luhet këtë mesjavë në Shkup. Edhe përkundër asaj se para nesh kundërshtari Bellasica është më gati në Ligën e Dytë, nuk duhet nënvlerësuar, pasi të gjitha ekipet që luajnë kundër nesh janë maksimalisht të motivuara. Për ndeshjen e radhës ka folur mbrojtësi Abdul Rwatubyaye. “Është gjithmonë emocionuese kthimi në fitore dhe jam i sigurt se nuk ishte e lehtë për ne që të ndërronim trajnerë vetëm disa ndeshje para se të përfundoj sezoni, por si profesionistë, ne duhet të qëndrojmë të fortë dhe të vazhdojmë të punojmë shumë dhe të qëndrojmë konkurrues pa marrë parasysh çfarë do të ndodhë. Jam gjithashtu i sigurt që unë dhe djemtë tjerë të ekipit do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë që të japim më të mirën e nga vetja për pjesën e mbetur të sezonit dhe të përpiqemi të qëndrojmë në serinë e fitoreve, e gjithashtu edhe në ndeshjen e së mërkurës kundër Bellasicës. Unë e di se çdo skuadër në kampionat kur vijnë për të luajtur kundër nesh, japin maksimumin, pa marrë parasysh nëse janë të fundit, të parët ose në mes të renditjes, kështu që ne gjithashtu e marrim çdo ndeshje me shumë seriozet dhe secila nga to është si finale. Është shumë e rëndësishme që për momentin të mbajmë pozitën e dytë në renditje për të mbajtur presion në pozitën e parë në mënyrë që ata të humbasin pikë, nëse jo, atëherë ne nuk do të humbasim vendin e dytë, gjë që na mundëson të luajmë Ligën e Evropës, që gjithashtu është një nga objektivat nëse nuk fitojmë titullin kampion”. Për ndeshjen ndaj Bellasicës ekipi është i kompletuar, pasi kapiteni Besar Iseni kaloi dënimin shkaku i pesë kartonëve të verdhë, ndërsa pas një lëndimi jo shumë serioz, por që la jashtë ekipit brazilianin Neto, edhe ai është gati për ndeshjen e të mërkurës. Ndeshja Shkupi – Bellasica luhet nesër me fillim në orën 13:00 në stadiumin ndihmës pranë FFM-s.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT