Paralajmërimi për ndeshjen ndaj Rabotniçkit

Shpërndaje:

Është mbyllur me sukses edhe stërvitja e fundit në prag të ndeshjes së javës së 29-t, ku do të jemi nikoqir të ekipit të Rabotniçkit.

Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe pesë javë dhe secila ndeshje është ë rëndësishme që ekipi të mbajë formën sa më të mirë dhe të mbyllim sezonin në pozitën e dytë.

Për ndeshjen e të dielës vështrimin e tij ka dhënë mesfushori Sabit Bilali, i cilli mes tjerash ka potencuar se në ekip është kthyer besimi dhe atmosfera nga dita në ditë është shumë pozitive.

“Vërtet me ardhjen e trajnerit të ri kemi një atmosferë shumë pozitive. Ekipi është ngjallur dhe secili po jep maksimumin e tij që të merr vendin e merituar, të gjithë jemi të barabartë për të konkurruar për njëbëdhjetëshen më të ngushtë dhe për të qenë në mesin e 18-t lojtarëve që do të paraqitën për secilën ndeshje.

Do të japim maksimumin që në këto pesë ndeshje që na kanë mbetur të japim maksimumin dhe të marrim pikë të plota, gjithashtu edhe ndaj Rabotniçkit që ende shpreson në Evropë”, ka thënë Bilali.

Për ndeshjen e të dielës trajneri Sedlloski ka në dispozicion të gjithë futbollistët, në përjashtim të brazilianit Neto, i cili shkaku i pesë kartonëve të verdhë do të duhet të pushojë në këtë duel.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT