Paralajmërimi për ndeshjen ndaj Shkëndijës

Shpërndaje:

Të dielën luajmë ndeshjen e fundit të sezonit 2020/21, duke mbyllur kampionatin si nënkampion, një ndër sezonet më të suksesshme që nga rikthimi në Ligën e Parë, e që tregon se ekipi po bën ngritje në kualitet.

Gjithsesi ndeshjen e të dielës që e luajmë kundër Shkëndijës së Tetovës, që është shpallur kampion do të jetë reviale, pasi që të dy ekipet nuk kanë ngarkesë për pikët.

Për duelin e fundit ka folur kapitemi Besar Iseni, i cili ka dhënë vlerësimin për sezonin, duke potencuar se ekipi edhe një herë arriti një nga ambiciet, daljen në garat evropiane.

“Ka mbet edhe një ndeshje deri në mbyllje të sezonit, ndërsa një nga objektivet tona e kemi arritur, e ajo është dalja në garat evropiane, tani gjithçka është më ndryshe. Me betonimin e pozitës së dytë, në ndeshjen e fundit futemi pa ndonjë ngarkesë, ku do të luajmë futboll të mirë. Ishte një sezon mjaft i vështirë me ngritje dhe ulje, por ky ishte sezoni më i mirë që kur jemi kthyer në Ligën e Parë, duke e mbyllur sezonin si nënkampion. Shpresoj që të kemi paraqitje të mirë në Evropë, ndërsa sezonin që vjen të synojmë më shumë se nënkampion”, ka thënë Besar Iseni.

Për duelin e të dielës, trajeri Goce Sedlloski do të ketë të gatshëm të gjithë futbollistë, pasi nuk kemi asnjë të lënduar e as të ndëshkuar shkaku i kartonëve.

Dueli i të dielës që do luhet në stadiumin e qytetit në Tetovë, luhet me fillim në orën 16:00, ndërsa arbitër kryesor do të jetë Nderim Tefiku nga Kumanova.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT