Paralajmërimi për ndeshjen ndaj Struga T&L

Shpërndaje:

Kanë mbetur vetëm edhe katër ndeshje për të mbyllur sezonin futbollistik 2020/21, ndërsa për shkak se përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut do të jetë pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian EURO 2020, ky sezon është luajtur me orar të ngjeshur.

Vetëm dy ditë mundësi për rikuperim dhe përgatitje prej ndeshjes së fundit, e që nesër e mërkura na gjen në Strugë, ku do të jemi mysafir të skuadrës me të njëjtin emër, për të luajtur duelin e javës së 31.

Futbollistët kanë shfrytëzuar këto dy ditë për rikuperim dhe përgatitje dhe do të kërkojnë që edhe në Strugë të vazhdojnë me paraqitje pozitive që nga ardhja e trajnerit të ri Goce Sedlloski.

Për duelin e të mërkurës ka folur mbrojtësi Faustin Senghor.

“Atmosfera në klub nga dita në ditë vetëm se po vjen duke u përmirësuar, që nga ardhja ime në klub nuk kishim fituar dy ndeshje radhazi, ndërsa këtë e bëmë me trajnerin e ri. Mendoj se ndeshja e radhës do të jetë mjaft e vështirë, por do të kërkojmë të marrim fitore për të vazhduar serinë pozitive.

E dimë se tani jemi në fund të kampionatit dhe të gjitha ekipet po bëjnë llogaritë e fundit të tyre, ne jemi në pozitë më të mirë sa i përket renditjes dhe besoj se me përkushtim dhe kryerjen e të detyrave ashtu sikurse kemi punuar, do të kemi një fund të mirë”, ka thënë Senghor.

Ekipi është i kompletuar, rikthehet braziliani Neto i cili shkaku i pesë kartonëve të verdhë mungoi në ndeshjen ndaj Rabotniçkit.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT