Paralajmërimi për ndeshjen Sileksi – Shkupi

Shpërndaje:

Vetëm tri ditë pas mbylljes së javës së 29-të, futbollistët tanë nuk kishin shumë kohë për të menduar për fitoren e fundit ndaj Bregallnicës, pasi java e 30-të, luhet të dielën dhe ekipi ka punuar që sa më i përgatitur të pret duelin e radhës. Përndryshe këtë javë luajmë në cilësinë e mysafirit, duke udhëtuar në stadiumin e qytetit të Kratovës për tu përballur me Sileksin. Të gjitha duelet me Sileksin kanë qenë mjaft të vështira, ndërsa këtë sezon ky ekip ka treguar lojë të mirë dhe është një nga kundërshtarët më të papërshtatshëm për të gjitha ekipet në Ligën e Parë.

Për ndeshjen e të dielës është prononcuar trajneri ynë Xhihat Arsllan, i cili ka thënë se ndeshja do të jetë e një rëndësie të madhe për dy ekipet.

“Të dielën na pret ndeshje shumë e  rëndësishme, si për ne ashtu edhe për kundërshtarin tonë.  Tani jemi në javët e fundit, nuk duam të gabojmë në këtë periudhë. Fitorja 3-0 në ndeshjen e fundit na dha një ndjenjë vetëbesimi, por ne duhet të vazhdojmë me këtë ritëm që të jemi edhe më të mirë dhe të jemi në kreun e renditjes. Do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse motivimi i kundërshtarit do të jetë i lartë, ndërsa njëjtë edhe ne duhet të kemi motiv të lartë dhe të jemi gati për këtë përballje. Duam të fitojmë në katër ndeshjet e fundit, duke ruajtur shansin për sukses deri sa të ketë mundësi”, ka thënë Arsllan.

Edhe për këtë ndeshje ekipi ynë do të jetë i kompletuar dhe trajneri Xhihat Arsllan do të mundohet të nxjerrë formacionin më të mirë të mundshëm, në përpjekje për të marrë pikët maksimale.

Statistika për ekipin kundërshtarë

Skuadra e Sileksit në pesë javët e fundit ka arritur të shënojë vetëm një fitore, atë të 23 prillit kur e kishte mundur Makedonija Gj.P me rezultat 1-0. Përndryshe në duelet tjera ka tre barazime dhe një disfatë. Golashënuesi më i mirë i skuadrës nga Kratova është Gjeorgjievski që deri më tani ka realizuar pesë gola.

Duelet direkte Sileksi – Shkupi

Si në të kaluarën, ashtu edhe viteve të fundit, duelet Sileksi – Shkupi janë atraktive dhe shumë interesante. Në pesë përballjet e fundit kemi një disfatë, një barazim dhe tri fitore. Disfata e fundit është ajo e duelit të muajit shkurt kur u mundëm me rezultat 2-1, ndërsa fitoren e fundit e kemi marrë në Kratovë në muajin mars të vitit të kaluar duke e mundur Sileksin me rezultat 3-1. Ndeshja Sileksi – Shkupi luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Kratovë me fillim në ora 16:00, ndërsa drejtësinë do ta ndajë arbitri nga Shkupi, Igor Stojçevski.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT