Paralajmërimi për ndeshjen Akademija – Shkupi, flet Ali Adem

Shpërndaje:

Është mbyllur dhe stërvitja e fundit para ndeshjes së nesërme, kur në kuadër të javës së 26-t, do të luajmë duelin e rezervuar kundër Akademija Pandevit.

Që nga dita e martë ekipi ka punuar nën urdhrat e koordinatorit të akademisë së futbollit, Jeton Musliu, më trajnerët, Enes Qaili, Minas Osmani dhe Alisa Vishi.

Për duelin e të dielës përshtypje ka dhënë mesfushori, Ali Adem, i cili e ka parasysh se nuk do të jetë aspak ndeshje e lehtë, por që ekipi pritet të jep më të mirën për rezultat pozitiv.

“Sigurisht se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, pasi do të luajmë në Strumicë në cilësinë e mysafirit. Është një fushë e vështirë, por unë besoj se do të arrijmë ti marrim tri pikët. Jemi maksimalisht të motivuar, por e dimë që edhe Akademija do të kërkojë me çdo kusht fitoren, pasi ende janë në zonë rreziku. Por e përsëris se shkojmë për të fituar dhe për të luajtur futboll të mirë”, është shprehur Ali Adem.

Mungesë e vetme në këtë ndeshje shkaku i pesë kartonëve të verdhë do të jetë Besar Iseni, ndërsa është rikuperuar plotësisht Filip Gligorovi, i cili ka stërvitur me ekipin gjatë gjithë javës.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT