Paraqitje e mrekullueshme e ekipit tonë, Lviv barazoi në kohën shtesë

Shpërndaje:

Ekipi ynë sot ka zhvilluar ndeshjen e tretë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për sezonin pranveror në Antalya të Turqisë. Për kundërshtar kishim ekipin ukrainas të Premier Ligës së këtij shteti, FC Lviv.

Edhe pse ishte kjo një ndeshje kontrolluese dhe miqësore, vlen të përmendet se ishte më e ashpër dhe me shumë ndërprerje nga ana e skuadrës ukrainase.
Ndeshja filloi me dominim të ekip ton dhe pas vetëm dhjetë minutave lojë arritëm që të konkretizojmë dhe rastin e parë, duke e konvertuar në gol.

Ishte një aksion i shpejtë që në sulm arritën të depërtojë Filip Gligorov, që në mënyrën më të mirë pasoi te Lamine Diack, i cili shënoi me stil të sulmuesit.
Loja vazhdoi të kontrollohej nga ekipi ynë, duke krijuar dhe disa raste të tjera. Në minutën e 24 pas një rivënie nga këndi, braziliani Neto tentoi me kokë, por pa gjetur kuadratin. Më pas ishte Ilir Ademi i cili në minutën e 32 doli i vetëm para portës, por portieri kundërshtar arriti që të bllokojë tentimin e tij.
Në mbyllje të pjesës së parë ishte Freddy Alvarez që tentoi nga goditja e lirë, por topi përfundoi skaj portës.

Edhe në pjesën e dytë skuadra jonë dominoi me lojë dhe posedim të topit, por ashtu sikurse kalonin minuta loja bëhej sa më e ashpër. Përsëri ishte Freddy Alvarez që tentoi nga gjuajtja e lirë, ndërsa edhe në disa raste futbollistët tanë kërkuan që të shënojnë golin e dytë.

Dhe kur pritej fishkëllima e fundit e arbitrit, ukrainasit barazojnë rezultatin në minutën e pestë të kohës shtesë, me gol të shënuar nga gjuajtja e lirë, që edhe ky duel të mbyllet pa fitues.
Trajneri Hasan Ozer u dha shans shumë lojtarëve që të luajnë edhe në këtë ndeshje, ndërsa nga minuta e parë filloi me Naumovskin në portë, Gligorov, Ismaili, Iljazi dhe Neto në mbrojtje, Senghor, Diack, Freddy në mesfushë, ndërsa sulmi ishte i udhëhequr nga Bougazeli, Ademi e Cvetanoski.

Kjo ishte ndeshja e tretë në Antalya për Shkupin, pas dy barazimeve me Obolon (2-2) dhe Akmat Grozny (1-1). Ndeshjen e fundit Shkupi e luajmë me 3 shkurt, kundër ekipit të Premier Ligës ruse FK Ufa, që më pas me 4 shkurt të mbyllim fazën e përgatitjeve dhe të kthehemi në Shkup.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT