Pas dy ditë pushim, nisin përgatitjet anti Renovë

Shpërndaje:

Pas një serie të rezultateve pozitive dhe dy ndeshjeve shumë të rënda, atë të luajtur të mërkurë dhe të dielën kundër skuadrës së Shkëndijës, ku futbollistët tanë kanë marrë katër pikë, ekipi kishte një pushim të merituar prej dy ditëve dhe sot u janë kthyer stërvitjeve për të filluar përgatitjet për ndeshjen e javës së 13-të, që do të luhet të shtunën kundër Renovës.

dsc_7282

Te bardhekaltërit edhe sot mbizotëronte atmosferë pozitive dhe të gjithë futbollistët që u paraqitën në stërvitje, kanë punuar me ritëm të zakontë në planin tekniko-taktik dhe atë fizik.

dsc_7276

Te Shkupi kanë munguar vetëm dy futbollistët e lënduar, Florian Kadriu dhe Husein Demiri. Shkupi kishte një nga muajt më pozitiv në kampionat dhe me formën e treguar në pesë ndeshjet e fundit, ekipi radhitet në pozitën e katërt me 8 pikë të grumbulluara, ndërsa sipas medieve të ndryshme nga vendi, shumica e futbollistëve tanë ishin në ekipet e xhirove që lamë pas, ndërsa kapiteni Suat Zendeli është shpallur edhe futbollisti më i mirë i muajit tetor.

dsc_7268

Duke marr parasysh se pas javës së 13, kampionati do të ketë pushim për shkak të ndeshjes së përfaqësueses së Maqedonisë ndaj Spanjës më 12 nëntor në Granada, në kuadër të kualifikimeve për KB Rusi 2018, Florian Kadriu mund të humb edhe takimin tjetër atë me Pobedën që luhet në Çair më 16 nëntor.

dsc_7261

Por  pavarësisht dy mungesave të rëndësishme të Kadriut dhe Huseinit, Shkupi nuk mendon të justifikohet dhe do të udhëtojë të shtunën drejt Tetovës me synimin vetëm për të kapur rezultatin pozitiv, por do të tentojë edhe maksimumin e pikëve. /fcshkupi/

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT