Super derbi i dy ekipeve shqiptare që u luajt në kuadër të javës së 12-të të LPFM, në stadiumin e Çairit në Shkup ka përfunduar me rezultat të barabartë 0:0. Ky rezultat ka treguar se Shkëndija edhe më tutje është në krizë të rezultateve pozitive, ndërsa nga ana tjetër Shkupi nga ndeshja në ndeshje po ngrit formën dhe vazhdon të jetë skuadra e vetme që në dy ndeshjet me Vardarin dhe Shkëndijën ka mbetur ekipi i vetëm pa disfatë.
Në Çair pothuajse ishte pasqyrë e njëjtë e asaj që u luajt të mërkurën në Tetovës, por ndryshimi ishte se tribuna e vetme e stadiumit ishte e stërmbushur që kishte grumbulluar më shuam se 5 mijë shikues, që meriton notën më të lartë për korrektësinë e tifo grupit “Shvercverat” që gjatë 90 minutave anuan në mënyrë korrekte, duke duartrokitur edhe futbollistët mysafir.
Ndeshja u dominua nga Shkëndija që kohë pas kohe kishte disa raste për të tundur rrjetën e portierit më të mirë në vend Suat Zendeli, ndërsa kundërsulmet ishin arma më e fortë e Shkupit që kërkonin të shënojnë gol përmes futbollistëve Osmani, Kadriu dhe Zuka, e në disa raste tentuan edhe përmes Bajramit dhe Isenit.
Shansi i parë për Shkëndijën erdhi nga Besart Ibraimi, i cili u gjet në zonën e rrezikut të Shkupit dhe kishte pozitë të mirë për të shutuar, por Bujamin Asani ishte vendosur mirë në mbrojtje dhe e dërgoi topin në rivënie këndore.
Rastin e më konkret për gol e kishte kapiteni i Shkëndijës, Ferhan Hasani, i cili në minutën e fundit ët pjesës së parë u fut në zonën e gjashtëmbëdhjetë metrave dhe gjuajti në këndin e djath të Zendelit, por topi përfundoi në fundore.
Në pjesën e dytë Shkupi kishte rastin e parë për të shënuar përmes Besar Isenit, i cili goditi nga një distancë prej 15 metrave, por portieri Jovanovski intervenoi sigurt. Më pas Shkëndija përsëri ktheu sulmet, kur kishin tri raste të njëpasnjëshme përmes Zhunior, Ibraimit dhe Bojkut, por Zendeli ishte i sigurt në të gjitha intervenimet.
Edhe Armend Alimi i Shkëndijës kishte një tentim pas asistimit të Zhunior, por topi përfundoi përskaj portës. Shkupi jo rastësisht ka një nga mbojtjet më të mirë në kampionat, kur rastin më të mirë e kishte Zhunior, i cili u ndal nga Llazarevski dhe Asani.
Deri në fund të ndeshjes, Shkupi tentoi edhe përmes Janevskit dhe francezit Lambin, të cilët ishin të shpejt në kundërsulme, por nuk arrinin që të konkretizojnë, ndërsa vetëm në sekondat e fundit, Cuculi ndali një predhë të vërtet të Besar Isenit, që topi të përfundoj në rivënie këndore dhe më nuk kishte kohë për asnjërën ekip që të bëjnë më shumë në këtë ndeshje.
Në fund ekipi i Shkupit ka festuar pikën e fituar, ndërsa nga ana tjetër nga radhët e Shkëndijës mbetën të zhgënjyer nga ky barazim, pasi nga java në javë po largohen nga lufta për titull me Vardarin që sonte luan ndeshjen me Pobedën në Shkup. /fcshkupi/