Pas më shumë se tre muajve, ndalet seria pa disfatë

Shpërndaje:

Java e 14-të e Kampionatit vendor e luajtur në Kratovë, që solli disfatën e parë që nga muaji gusht. Sileksi fitoi me rezultat 2-1, në një ndeshje që e nisëm mirë, por më pas nuk u shfrytëzuan shumë raste, duke pranuam dy gola për përmbysje të rezultat nga nikoqirët.

Ndeshja filloi shumë mirë me kontrollim të mesfushës dhe sulme të shpejta që në minutat e para, kur në minutën e shtatë Ilieski dërgoi një top drejt sulmit, Kuka arriti i pari te topi dhe tentoi që me një parabolë të mposhtë portierin nikoqir, por gjuajtja e tij përfundoi mbi portë.

Rezultati erdhi në minutën e 12-t, kur Trapanovski arrin që të pranojë një top, duke mos menduar shumë, godet dhe topi u devijua nga Nikoliqi, për të mposhtur portierin Andov. Rast tjetër kishim vetëm dy minuta më vonë, me Kukan. Barazimi erdhi në minutën e 18-t, pas rivënies këndore një top të cilin tentoi ta pastrojë Queven, Nikoliq ishte aty për të shënuar për barazim 1:1. Në minutën e 25-t, një krosim i mrekullueshëm nga Trapanovski, Pinter ishte i vetëm para portës duke mos shfrytëzuar shansin e qindpërqindtë. Përsëri edhe një rast tjetër i mirë për ekipin tonë në minutën e 34-t, pas një krosimi të Voshës, i pari tentoi Kuka, më pas Queven dhe në fund Sheji, por topi përfundoi jashtë fushe. Në minutën e 36-t, kishte rast Zajiç i Sileksit, por portieri Iljazi ishte në vendin e duhur për të ndalur goditjen e tij. Minuta e 41, krosim nga e djathta, Kallanoski kërceu lart duke zënë në këmbë të gabuar portierin Iljazi, i cili dhe pse preku topin, nuk arriti që ta ndalë atë dhe rezultati tani më ishte 2-1.

Në pjesën e dytë Sileksi kishte rastin e parë më minutën e 54, por Ramani ishte ai që ndali goditjen e Ristovskit. Në minutën e 62-t, Sheji krosoi nga ana e majtë, Niltinho ishte para porte por nuk arriti që të shënon gol nga afërsia. Trapanovski në minutën e 65-t, krosoi nga rivënia këndore, Ilieski goditi me kokë, por topi ishte shumë i lartë për të përfunduar në rrjetë. Në minutën e 85-t, mbetemi me një futbollist më pak, pasi Ilieski goditi me bërryl në fytyrë Kallanoskin, për çka arbitri i dha karton të kuq të drejtpërdrejt.

Deri në fund të ndeshjes, edhe pse luanim me një futbollist kërkuam barazimin, po pa ndonjë rast konkret, me çka edhe pësojmë disfatën e parë nën udhëheqjen e trajnerit Mlladen Zhizhoviç, ndërsa të parën pas më shumë se tre muaj.

Tani pason një pushim i shkurtër për shkak të angazhimeve të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut me ndeshjet kualifikuese të Euro 2024, ndërsa ndeshjen e radhës e luajmë me 26 nëntor në Çair kundër Makedonija Gj.P.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT