Pas tri ditë pushim, ekipi përsëri nis stërvitjet

Shpërndaje:

Me grumbullimin e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, për Botërorin “Katar 2022”, kampionati vendor tani më është në pauzë dhe do të rikthehet me datë 4 prill.

Edhe skuadra jonë ka shfrytëzuar këtë periudhë, ku menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Sileksit e fituar 3-1, lojtarët kanë marrë pushim tri ditë nga trajneri Hasan OZer.

Dhe sot ishte grumbullimi i parë, duke filluar përgatitjet për ndeshjen e radhës, që në orar do të jetë dueli i javës së 25-të, ndërsa përballë do të kemi skuadrën e Renovës.

Në stërvitjen e sotme ishin të gjithë futbollistët, në përjashtim të Jakup Berishës, i cili me përfaqësueses U21 është në Antalia, ku do të kenë disa ndeshje kontrolluese.

Stafi dhe kryesia e klubit është në bisedime me disa ekipe për të caktuar një ndeshje kontrolluese, për të cilën do të njoftoheni gjatë ditëve në vijim.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT