“Pasha Group” është sponsori ynë i ri

Shpërndaje:

Kur jemi në prag të fillimit të sezonit, ekipi ynë sot ka promovuar sponsorin e ri, duke treguar se së shpejti do të fillon projekti më i madh, duke ndërtuar kampin e ri stërvitor të skuadrës, i cili do të ndërtohet së bashku me sponsorin e ri dhe me ndihmën e shtetit.

Sponsor është “Pasha Group”, i cili deri më tani është edhe sponsor i disa klubeve turke, mes të cilëve gjigantët Beshiktash dhe Fenerbahçe, si dhe klubi i basketbollit Fenerbahçe. Është një zinxhir hotelesh dhe kompleksesh turistike në veri të Qipros dhe në Turqi.

“Për ne do të jetë  nder i madh që një sponsor i tillë me emër si “Pasha Group” pop vjen në sportin e Maqedonisë së Veriut. Është një nga sponsorët më të njohur të sportit në Turqi. Ai sponsorizon disa klube futbolli, duke përfshirë Fenerbahçen dhe Beshiktashin, si dhe klubin e basketbollit Fenerbahçe. Për ne si klub, ky është një hap i madh dhe krahas projekevet tjera, planifikojmë të punojmë së bashku me ta edhe me mbështetjen e shtetit. Tashmë kemi një projekt, të cilin shpresojmë ta nisim së shpejti. Një projekt i madh dhe domethënës jo vetëm për FC Shkupin, por edhe për futbollin në Maqedonin e Veriut. Fillimisht, ky do të jetë një projekt aqë do të kapë tokë prej 2000 metrash katrorë. Do të ketë 25 dhoma për futbollistët, salla për konferenca, rekreacion, palestër, kuzhinë, ambient relaksi dhe një kompleks që do t’u shërbejë sportistëve. Do të ketë tre fusha futbolli. Ky është një kompleks që do t’i shërbejë edhe përfaqësuese së Maqedonisë së Veriut në të ardhmen. Dëshiroj të falënderoj edhe kryetarin e Komunës së Çairit, që ka shprehë gatishmëri për të ndihmuar, pasi  një nga fushat do të ndërtohet nga komuna”, ka tnënë presidfneti i klubit, Olgun Aydin.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu tha se kjo iniciativë duhet të kontribuojë në rezultate edhe më të mira të klubit.

“Uroj kryesisë dhe sponsorit të ri një sezon të suksesshëm, sepse jemi në prag të fillimit të kampionatit”. Shkupi është një emër i rëndësishëm në futbollin e Maqedonisë së Veriut, kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Shfrytëzoj rastin të falënderoj presidentin Olgun, i cili arriti ta kthejë klubin në rrugët e vjetra të kampionatit. Jam i kënaqur që edhe klubi po merr një kamp të ri stërvitor dhe besoj se ky do të jetë një nxitje për suksese të reja të ekipit”, tha kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Përfaqësuesi i “Pasha Group” Burak Ertam u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin me klubin tonë.

“Pasha Group, i cili tani më është kthyer në një nga mbështetësit më të rëndësishëm të sportit turk, edhe atë në klubet më të njohura, prej sot po e përfshin edhe FC Shkupin në listën e bashkëpunëtorëve. Ne jemi sinqerisht të nderuar nga mundësia për të bashkëpunuar me Shkupin. Nuk kam fjalë për të përshkruar nderin që kam për të qenë këtu së bashku me ju. Ne do të jemi një mbështetës i sinqertë dhe i madh në të ardhmen, për të ndihmuar që Shkupi të arrijë qëllimet e tij. Besoj se ky bashkëpunim do të kurorëzohet me arritje të mëdha dhe shpresoj që nga ky unitet të vijë forca e klubit”, ka thënë Ertam.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT