PATRICK MENSAH PËR SHKUPIN

Shpërndaje:

Me shumë kënaqësi, kryesia e klubit tonë ju njofton që kemi arritur marrëveshje me mesfushorin nga Gana, Patrick Mensah, duke nënshkruar kontratë tre vjeçare me 20 vjeçarin, I cili në skuadrën tonë vjen nga skuadra Heart of Lions nga Gana.
Patrick Mensah në Heart of Lions ka shënuar 3 gola dhe ka asistuar 7 herë. Gjithashtu, mesfushori Mensah, është pjesë e kombëtares së Gana U20.

Patrick Mensah për faqen tonë zyrtare, shprehet I lumtur që do të jetë pjesë e FC Shkupi dhe është gati për ta ndihmuar skuadrën tonë për ti arritur qëllimet tona.

Është ndjenjë e veçantë që kam nënshkruar me një klub si FC Shkupi. Kam dëgjuar për këtë klub dhe tifozërinë e këtij klubi dhe jam jashtëzakonisht I lumtur që jam këtu. Unë jam këtu që ta ndihmoj Shkupin, ti arrijë qëllimet e caktuara dhe ju premtoj që do të punoj në këtë drejtim”, tha Patrick Mensah.

Patrick Mensah, është përforcimi I dytë për FC Shkupin në afatin kalimtar të janarit, ndërkohë, kryesia e klubit tonë, vazhdon të punojë në çdo drejtim për përforcime të reja.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT