Futbollisti malazez i skuadrës së FC Shkupit, Ivan Fatiç ka mbyllë aventurën e qëndrimit në Çair, duke kërkuar largimin nga klubi. Largimi i futbollistit 29 vjeçar ka ardhur me kërkesë të futbollistit, i cili për shkaqe familjare nuk ka mundur të qëndrojë më gjatë në Shkup.
Fatiç me Shkupin arriti marrëveshje në orët e fundit të afatit kalimtar të verës dhe ishte një nga përforcimet më të bujshme, duke marrë parasysh se karriera e tij ishte e lidhur me ekipe të mëdha të Serisë A italiane, si Interi, Chievo e shumë skuadra tjera me famë.
Malazezi për Shkupin kishte vetëm dy paraqitje, fillimisht i duhej kohë për të rikthyer formën, pasi më parë kishte gjashtë muaj pa luajtur dhe stërvitur. Kryesia e FC Shkupit, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Fatiçit dhe njëherit i dashuron sukses në karrierë.