Për Shkupin rastet, kualifikimi për Neftchin

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit ka humbur një ndeshje shumë me vlerë në Baku, sepse u eliminua herët që në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Ligën e Evropës.

Skuadra nga Çairi humbi 2-1 nga Neftchi në Baku, ndërsa ndeshjen e përfunduam me një futbollist më pak. Ndeshja në “Bakcel Arena” nuk ofroi gola në pjesën e parë, por kishte një pjesë të dytë interesante me tre gola.

Skuadra e Shkupit nuk i shfrytëzoi mundësitë e saj, kështu që u eliminua nga gara. Nikoqiri e hapi takimin në fillim duke e kontrolluar ndeshjen në minutat e para. Megjithëse shanset rreth zonës së gjashtëmbëdhjetësisht të Naumovskit ishin tenime koti, linja mbrojtëse e Shkupi me shumë zgjuarsi zmbrapsi sulmet, duke pritur shansin me kundërsulm.

Pas gjysmë ore lojë, skuadra e Bajramit dukej se po ngushtonte rrethin drejt portës zë azerëve dhe filloi me sulme e trimëruar. Pasi kërcënuan më parë vetëm përmes ndërprerjeve, sulmuesit u zgjuan, kështu që shansi më i mirë ishte Darbo, i cili pas gjuajtjes së Gudiabyt, goditi mbi portë.  Në vazhdim, kapiteni Iseni kërcënoi nga një pozicion prej goditjes së lirë, por portieri Mamadov mbrojti mirë.

Pjesa e dytë filloi me të njëjtin ritëm, kështu që skuadra e Shkupit vazhdoi me sulmet. Mbrojtësit e Neftchi bënë një gabim, por Darbo dhe Ademi nuk arritën të ndëshkojnë nikoqirët dhe rezultati mbeti i pandryshuar.

Ngadalë nikoqirët konsoliduan radhët dhe morën iniciativën. Aksioni që çoi në gol filloi nga e djathta, e përcjellë nga një krosim në zonën e penalltisë dhe një goditje e Samir Bugrin nuk dukej se do të përfundonte në gol, por topi u devijua nga mbrojtja e Shkupit për të ndryshuar kahjen dhe befasoi Naumovskin.

Vetëm tre minuta më vonë, Shkupi mbeti pa Gudiabyn, pasi senegalezi bëri një ndërhyrje vërtet të pakujdesshme nga prapa dhe mori kartonin e dytë të verdhë, për përjashtim nga loja me të kuq.

Pasi Shkupi mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, Neftchi mori kontrollin e plotë të lojës dhe bëri shumë probleme për mbrojtjen e Shkupit. Kur të gjithë prisnin përfundimin e ndeshjes, ekipi nga Azerbajxhani konfirmoi fitoren me golin e dytë, autor ishte Krivotsiuk i cili shënoi me kokë.

Të përzgjedhurit e trajnerit Bajrami edhe pse numerikisht ishin më pak, vazhduan të sulmojnë, por goli i ngushëllimit erdhi shumë vonë nga Darbo për rezultat përfundimtar 2-1, kështu që skuadra jonë mbylli këtu edhe garat evropiane, edhe pse në këtë rast ishte kundërshtar i denjë dhe në momente më i mirë.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT