Përforcimi i parë i dimrit, është Trapanovski

Shpërndaje:

Pas mbylljes së sezonit vjeshtor në pozitën e dytë, skuadra jonë menjëherë ka filluar të mendojë në përforcimet në shumë reparte, ndërsa sot kemi arritur marrëveshje me futbollistin me shumë perspektivë, Kristijan Trapanovski, i cili luan në pozitën e anësorit të majtë.
Trapanovski është 21 vjeçar dhe anëtar i përhershëm i përfaqësueseve të Maqedonisë së Veriut, ndërsa ka luajtur me të gjitha gjeneratat e përfaqësueses nga U17 deri te U21.

“Vendosa të pranoj ofertën e Shkupit pasi që bëhet fjalë për një ekip majtë të fortë dhe mirë të organizuar, ekip e cila është më ambicie për titullin e kampionit dhe që gati secilën sezon po luan në garat evropiane. Gjithashtu më ka bërë shumë përshtypje edhe se si punojnë me futbollistët e rinj, të cilëve po u jepet shans e madhe, por gjithashtu po arrin ti transferojë në ekipe të tjera.
Do të jetë nder dhe kënaqësi për mua që të luaj në një nga ekipet më të mira në kampionatin tonë dhe ekipi që ka tifo grupin më të mirë në vend. Shpresoj në sukses të madh dhe mezi pres të kem paraqitje me fanellën bardhe e kaltër”
, ka thënë për faqen zyrtare të klubit Trapanovski.

Kujtojmë se futbollisti 21 vjeçar edhe pse i ri në moshë, ka një karrierë të mirë duke luajtur në kampionatet e Sllovakisë dhe Republikës Çeke me ekipet si Podbrezova, FK Viktoria Zizkov, SK Slavia Prague B dhe FC Tatran Presov.
FC Shkupi dhe Trapanovski kanë nënshkruar marrëveshje një vjeçare me mundësi për ta vazhduar atë.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT