Përforcimi i parë, Jakup Berisha vishet bardhekaltër

Shpërndaje:

Vetëm një ditë para se të fillojë grumbullimi i parë i skuadrës, kryesia ka arritur të sjellë dhe përforcimin e parë. Bëhet fjalë për sulmuesin kurpulent (1.81), Jakup Berisha i cili me ekipin bardhekaltër ka nënshkruar kontratë një vit e gjysmë.

Shtatlarti 19 vjeçar, është një nga futbollistët që në të kaluarën ka treguar kualitete të jashtëzakonshme, dhe kështu te Shkupi pritet të jetë një përforcim i duhur në repartin e sulmit. Jakupi kontratë profesionale kishte me ekipin e Vardarit, prej ku edhe u transferua të Shkëndija, që më pas të arrijë marrëveshje me klubin bardhekaltër.

“Pa dyshim se ndjej kënaqësi që arritëm gjuhë të përbashkët me kryesinë e Shkupit, pasi për mua si fëmijë ishte ëndërr e kamotshme që të luaj në këtë stadium, si fëmijë kam bërë tifo për këtë klub, ndërsa tani më jepet rasti që të luajë para një tifozërie siç janë “Shvercerat”. Do mundohem që të bindë në çdo lojë, të ndihmojë skuadrën dhe të shënoj sa më shumë gola”, është shprehur Berisha.

Jakup Berisha ka përvojë edhe në Ligën e Parë, duke regjistruar 15 paraqitje, ku ka shënuar një gol ndaj Pobedës, por edhe në garat evropiane, ishte pjesë e skuadrës së Vardarit duke luajtur 90 minuta në ndeshjen ndaj Pyunikut në vitin 2018. Gjithashtu Berisha ka bartur edhe fanellën e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, U18, U19 dhe U20.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT