Përfundoi me sukses edhe një edicion i turneut “Çair Cup”

Shpërndaje:

Të dielën në Shkup me sukses ka përfunduar edhe një edicion i turneut tradicional në futboll “Çair Cup”. Turneu i cili organizohet që nga viti 2011, është një nga më të suksesshmit në vendin tonë, pasi për qëllim parësor ka që tu jepet rasti talenteve të reja që të sprovojnë veten me moshataret e tyre nga vendet e ndryshme. Të përkujtojmë se vitet e kaluara pjesëmarrës në këtë turne kanë qenë Reprezentacioni i Kosovës, KF Tirana, KF Durrësi, pastaj ekipe nga Polonia, Bullgaria etj. Ndërsa sivjet turneun e begatuan me pjesëmarrje ka qen i pranishëm KF Tërnoci, FC Shkupi, KF Albarsa, KF Fortuna, KF Smillkovci dhe KF Forca.

Kryetari Ejup Ademi duke i dhë medaljet ekipit fitues
Kryetari Ejup Ademi duke i dhë medaljet ekipit fitues

Të gjitha ndeshjet në grupe, gjysmëfinale e finale janë luajtur nga dy pjesë me nga 15 minuta. Për vendin e trete ekipi Albarsës e fitoi KF Tërnocin me rezultat 6:0, ndërsa në finale ekipi i Smillkovcit ishte më i mirë vetëm pas goditjeve të penalltive ndaj FC Shkupit, pasi ndeshja mbaroi në kohën e rregullt 0:0.

Në ceremoninë e ndarjes së medaljeve ishin edhe kryetari i FC Shkupi z. Ejup Ademi si dhe Ministri i Ekonomisë, z.Driton Kuçi.

Ministri Driton Kuçi duke ndarë medaljet për FC Shkupi
Ministri Driton Kuçi duke ndarë medaljet për FC Shkupi

Kryetari i FC Shkupi, z. Ejup Ademi i cili i ndalu medaljet dhe kupën për ekipin fitues, ka thënë se ky turne tregon edhe një herë se FC Shkupi dhe Komuna e Çairit gjithmonë do të jenë mbështetje e projekteve kur bëhet fjalë për grupmoshat e reja. “Ne si kryesi e FC Shkupi por edhe Komuna e Çairit jemi mbështetës vite me radhë të këtij turneu, duke e ditur se pikërisht grupmoshat e reja janë ardhmëria e Çairit dhe klubit të FC Shkupi. Andaj përgëzoj të gjithë për punën që kanë bërë dhe suksesin e arritur, duke shpresuar që në një të ardhme sa më të shkurtë këta futbollistë të jenë bartës të sukseseve të ekipit të seniorëve e pse jo të jenë edhe pjesë e klubeve të mëdha evropiane”, ka thënë Ademi.

Ndërsa për ekipin e FC Shkupi, që përfundoi e dyta medaljet i ndau ministri i Ekonomisë, Driton Kuçu, i i cili mes tjerash ka thënë: Me kënaqësi të veçantë mora pjesë në turneun e Futbollit “Çair Cup” dhe vlen të theksohet se grupmoshat e reja të klubit tonë FC Shkupi, premtonin një të ardhme të ndritur për klubin tonë të zemrës. Mbas mua do të vijnë edhe shumë ministra tjerë, pasi që të gjithë ne ndërrohemi, por Shkupi jonë gjithmonë do të qëndron në zemrat tona”. Mirënjohje në këtë turne ndanë edhe trajneri i FC Shkupi, Visar Ganiu, kapiteni i skuadrës së FC Shkupi Suat Zenedeli dhe strategu i njohur i futbollit Nexhat Shabani. /FCSHKUPI.COM/

Suat Zendeli ndau kupën për portierin më të mirë
Suat Zendeli ndau kupën për portierin më të mirë
Visar Ganiu duke i dhënë medaljet FC Albarsa
Visar Ganiu duke i dhënë medaljet FC Albarsa
2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT