Skuadra e Shkupit sot ka zhvilluar stërvitjen e fundit gjatë qëndrimit 15 ditor në Turqi, ku me ndeshjet e zhvilluara kontrolluese dhe programin e hartuar stërvitor nga stafi i trajnerëve, është arritur qëllimi që sa më të përgatirur ta fillojë sezonin pranver që nisë me 14 shkurt, kur skuadra nga Çairi përballë do të ketë ekipin e Akademija Pandev.
Fillimisht stafi i trajnerëve janë shumë të kënaqur që asnjë nga futbollistët nuk kishin lëndime të rënda dhe kështu në këtë mënyrë i gjithë ekipi do të jetë i gatshëm për sfidën e parë të gjysmë sezonit pranveror.
Shkupi gjatë qëndrimit 15 ditor në Antali, ka zhvilluar pesë ndeshje kontrolluese, fillimisht luajti me Qarabagun duke barazuar pa gola të shënuar, i njejti ishte edhe edhe rezultatin me ukrainasit e FC Stal, ndërsa disfatën e vetme e shijuan nga ekipi boshnjak, Çeilku i Zenicës. Më pas pason barazimi tjetër 1:1 ndaj ukrainasve të Chornomorets Odessa dhe në fund mbyllen kontrollueset me fitore 2:1 ndaj ekipit të kampionatit të Kazakistanit, FC Okzhetpes.
Ekspedita e FC Shkupit sot pasdite udhëton drejt Shkupit dhe arritja e tyre pritet në orët e mbrëmjes. Trajneri Nuhiu do ti lejë dy ditë të lirë futbollistët, për të filluar me stërvitje nga dita e enjte.