Skuadra e FC Shkupit e ka mbyllur sezonin vjeshtor, me ndeshjen e e kthimti të luajtur në kuadër të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë, ku pas rezultatit pozitiv nga ndeshja e parë (1:1), sot ka pësuar disfatë me rezultat 0:2.
Edhe pse Shkupi në këtë ndeshje ishte nikoqire dhe me mbështetjen e madhe të tifozëve të tyre “Shvercerat” nuk arriti që të shfrytëzojë epërsinë nga ndeshja e parë.
Pjesa e parë përfundoi me barazim pa gola, ndërsa dy ekipet kishin nga disa gjysmë raste, duke mos arritur që ti konkretizojnë ato.
Vlen të përmendet në pjesën e parë rasti i mrekullueshëm i futbollistit të ri Omar Imeri, i cili në minutën e 24-të, goditi nga distanca por Gaçevski arriti të ndalë topin para portës.
Shkupi në pjesën e dytë luajti mirë dhe kishe raste të mira, por Vardari në dy momente theu mbrojtjen e çeliktë. Fillimisht shënoi në minutën 64-të, kur Nikollov me kokë mposhti portierin Zendeli.
Edhe pse Vardari kaloi në epërsi, Shkupi luajti lojë të mirë dhe shumë taktike, duke arritur shumë shpejtë të regjistroj dhe rastet e parë, ndërsa më të mirën e kishte Stojkoski i cili nga afërsia, vendosi që të godasë me kokë, por duke mos qenë preciz. Me sulmet e shpeshta që organizonte Shkupi, në minutën e 82-të, Maksimov arriti që të shënon gol për të vulosur fitoren e Vardarit.