Pësojmë disfatën e tretë sezonale

Shpërndaje:

Pas një serie të gjatë pa humbje, sot kemi pësuar disfatën e tretë të sezonit, duke u mundur nga ekipi i Bregallnicës në Shtip me rezultat minimal 1-0 (1-0).

Në këtë ndeshje për fat të keq kishim dy mungesa shumë të rëndësishme, siç ishte kapiteni dhe portieri Artan Ijazi, i cili shkaku i lëndimit ishte i detyruar të mbetet jashtë skuadre, ndërsa mungesa tjetër ishte Pinter që shkaku i kartonëve të verdhe duhej të mungon në këtë përballje.

Ndeshja nisi me një ritëm intensiv nga të dy skuadrat, por vendësit e nisëm më mirë. Bregallnica zhvilloi një aksion të mirë në krahun e majtë, ku pas nj krosimi i vetëm para porte u gjet Gjorgiev, i cili u dha epërsinë vendasve 1-0. Ekipi ynë shpejt u stabilizua duke kontrolluar mesfushën duke tentuar që të barazojmë, ndërkohë Bregallnica tani më ishte e përqendruar në mbrojtje. Para përfundimit të pjesës së parë, nikoqirët patën edhe një tjetër rast të madh, por rrjeta nuk u prek dhe rezultati mbeti 1-0.

Në pjesën e dytë ekipi ynë nisi më vrullshëm, por Bregalnica dukej kompakte në mbrojtje.

Në periudhën kur po luhej minuta e 70-t, ekipi ynë dy herë kërcënoi me Gronnerin, Trapanovskin, Ramanin, por gjuajtjet e tyre shkuan vetëm  jashtë portës. Rast më të mirë kishte Edmundson, i cili i vetëm ishte para portës boshe, por topi kaloi nën këmbët e tija për të mos u barazuar rezultati. Çereku i fundit i ndeshjes solli një ritëm pak më të qetë nga të dy skuadrat, edhe pse ekip ynë luajti në pjesën e kundërshtarit, por Bregalnica pati edhe një rast për të ngritur epërsinë kur Gjorgjiev në minutën e 85-të goditi mbi portë.

Kjo ishte humbja e tretë sezonale për ekipin tonë dhe mbetemi në kuotën  e 51 pikëve, tre më pak se ekipi i pozitës së parë Struga.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT