Petkovski përforcon sulmin e Shkupit

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Skuadra e Shkupit ka arritur të sjellë edhe një futbollist në radhët e veta, për të vazhduar me goditje në afatin kalimtarë. Së fundi me skuadrën bardhekaltër nga Shkupi në Ohër është bashkuar tani më ish-futbollisti i Vardarit, Filip Petkovski, i cili luan në pozitën e sulmuesit qëndror.

Futbollisti 25 vjeçar, Petkovski karrierën e tij e kishte filluar te skuadra e “Skopjes”, për të vazhduar më tej të luaj me ekipet  si Metalurg, Teteks, Horizont Turnovë, Rabotniçki dhe së fundi te Vardari.

“Jam i lumtur që vij me një skuadërsi Shkupi, pasi më parë për këtë ekip më ka folur shumë edhe babi im, i cili ka qenë pjesë e ish-Slloga Jugomagnat, është ai Sasho Petkovski. Po vij me një skuadër që ka një organizim të mrekullueshëm dhe është në rrugë të mbarë për të qenë skuadra më profesionale. Premtoj se do të përmbush kërkesat e kryesisë që më dha besimin të jem pjesë e skuadrës dhe shpresoj që do të gëzoj tifozët me shumë gola”, ka thënë Petkosvki për faqen zyratare të klubit.

Skudarae Shkupit pas turkut Enes Akgun, ka sjellë në radhët e saja Sedat Berishën, brazilianin Ivo Junior dhe tani së fundi Filip Petkovskin, me të cilët prezantimi zyrtar pritet të bëhet me 3 shkurt kur dhe ekipi do të luajë miqësoren ndaj Mlladost Lluqani, skuadrë e Ligës së Parë të Serbisë. /fcshkupi/

 

More to explorer

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!