Petkovski shënoi për fitore dhe pozitë të tretë të Shkupit

Derbi i javës së 22-të në Ligën e parë të Maqedonisë në futboll është luajtur në stadiumin e Çairit në Shkup, ku skuadra bardhekaltër ka vazhduar me paraqitje të suksesshme në këtë kampionat duke marrë tri pikë ndaj Sileksit dhe duke u ngjitur në pozitën e tretë. Shkupi ka fituar falë një goli në minutën e 48-të, të shënuar nga Filip Petkovski, për të cilin është dhe goli i parë zyrtar në fanellën e bardhekaltërve.

Ndeshjen e kanë përcjellë më shumë 2500 shikues, të cilët edhe një herë u treguan se janë besnik të skuadrës dhe se së bashku po arrijnë të përjetojnë ditë të mira pas rikthimit të skuadrës së zemrës në Ligën e Parë.

DSC_0193

Skuadra e Shkupit tani me këtë fitore është shumë pranë që të sigurojë kualifikimin në mesin e 6-të ekipeve më të mira që do të mbeten në play-off dhe se atë që kishte paralajmëruar kryesia e klubit dhe stafi, po bëhet realitet.

Shkupi në këtë ndeshje ishte gjatë 90 minutave skuadër shumë më e mirë dhe me disa raste kërcënoi Sileksin, që kishte ardhur edhe kësaj radhe në Çair për të mbrojtur portën. Por Shkupi nuk e kishte lehtë edhe kësaj radhe, pasi që reshjet e shiut kishin vështirësuar terrenin dhe ekipet u munduan shumë për të kontrolluar topin.

DSC_0128

Disa gjysmë raste të pjesës së parë mbetën vetëm për statistika, goditjet e Muharem Bajramit, Fisnik Zukës , Florent Osmanit e Ardian Nuhiut, nuk ishin shumë të rrezikshëm. Rezultati 0:0 dërgoi dy ekipet në pushim. Por sapo kishte filluar pjesa e dytë, Shkupi filloi edhe me intensitet më të shtuar. Rasti i parë erdhi nga Fisnik Zuka, i cili në momentin kur duhet të godasë drejt portës, ai bëri edhe një lëvizje më shumë, për të humbur rastin.  Por vetëm pak minutave më vonë, më saktësisht në atë të 47-të, nga krosimi i mrekullueshëm i Florent Osmanit, vjen dhe goli i bukur me kokë nga Filip Petkovski. Ky ishte goli i parë zyrtar për Petkovskin me fanellën e Shkupit. Më pas Sileksi tentoi që të sulmojë, por një asnjë moment nuk rrezikoi portën e Suat Zendelit, pas mbrojtja kësaj here ishte sy qelë. Shkupi mbetet e pamposhtur në stadiumin e Çairit tani 5 muaj me radhë, ndërsa goli Zendelit ka pushuar për 720 minuta.

Trajneri Visar Ganiu futbollistëve u ka dhënë pushim të hënën, ndërsa grumbullimi do të bëhet të martën, kur skuadra fillon përgatitjet për ndeshjen e radhës, atë kundër Shkëndijës së Tetovës.

FC Shkupi – KF Sileksi 1:0 (0:0)

Stadiumi i Çairit: Shikues 2500

Golashënues: Filip Petkovski ‘47

Kartona të verdhë: Sedat Berisha, Filip Janevski dhe Mevlan Murati (FC Shkupi), ndërsa Stefan Rudan dhe Sllagjan Mitevski (KF Sileksi)

FC Shkupi: S. Zendeli, D. Llazarevski, B. Asani, M. Murati, S. Berisha, M. Bajrami, F. Janevski (B. Iseni ’80), F. Zuka (M. Adili ’51), F. Osmani, A. Nuhiu (E. Akgun ’85), F. Petkovski

Në Bankën rezerve: J. Bajrami, E. Ademi, M. Maksuti, H. Demiri.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT