Pinter: Besoj se do të gëzojmë tifozët tanë

Shpërndaje:

Për shkak të angazhimeve që do të ketë përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 bë fillim të shtatorit, java e gjashtë do të luhet me orar të ndryshuar. Kështu të shtunën do të udhëtojmë drejt Tetovës, ku do të jemi mysafir të ekipit të Shkëndijës.

Ndeshjet me Shkëndijën gjithnjë kanë qenë të cilësuara si derbi të kampionatit, andaj edhe kësaj radhe nuk do të mungojë angazhimi i futbollistëve tanë, të cilët dëshirojnë që të vazhdojnë me lojë të mirë dhe rezultate pozitive.

Për këtë ndeshje, ka folur mbrojtësi sllovak, Michal Pinter, i cili mes tjerash ka thënë se me rezultatin që synon ekipi, do të gëzojnë tifozët.

“Të gjithë jemi përgatitur mirë për ndeshjen e nesërme, është një nga ndeshjet e rëndësishme për ne në këtë sezon. Dëshirojmë që të vazhdojmë me lojë të mirë, sikurse e bëmë atë në ndeshjen e fundit në shtëpi,. Unë besoj se do të gëzojmë tifozët tanë dhe pas ndeshjes të gjithë së bashku do të gëzohemi në fitore”, ka thënë Pinter.

Ekipi është i kompletuar dhe për trajnerin Cihat Arslan nuk do të ketë kokëdhimbje rreth formacionit. Ndeshja Shkëndija – Shkupi luhet në stadiumin e Qytetit në Tetovë me fillim në ora 16:00, ndërsa transmetim do të ketë në TVM2 dhe Arena Sport.

Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë arbitri nga Kërçova, Aleksandar Grujoski.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT