Pjesa e dytë e kobshme për Shkupin në Tetovë

Shpërndaje:

FC Shkupi përjetoi disfatë në Tetovë, përball Shkëndijës me 2:0, ku ndryshimi i rezultatit erdhi vetëm në pjesën e dytë. Radeski dhe Ibraimi ishin autor të golave, në një sfidë, ku FC Shkupi kishte raste ideale në fund të takimit

Goditja e parë erdhi në minutën e 9-të, kur Stojkoski , i asistuar mirë nga Bunjamin Shabani, nuk arrin të mposht portierin vendas Rexhepi. Në anën tjetër Izair Emini dhe pastaj Armend Alimi, drejtuan goditjet e para me të cilat testuan formën e kapitenit Suat Zendelit, i cili ishte në nivelin e duhur të detyrës dhe nuk lejoi të mposhtet aq lehtë. Pasuan edhe dy tentime të tjera të Shkëndijës , përmes Fazlagiqit dhe Shefitit, të cilat nuk ishin brenda kuadrantit të portës së FC Shkupit.

Në pjesën e dytë vendasit filluan sfidën në mënyrë më agresive dhe regjistruam goditjen e Bejtullait dhe pastaj edhe solo aksionin e Besart Ibraimit, por sërisht në vendin e duhur është Suat Zendeli. Ndryshimi i rezultatit erdhi në minutën e 64-t, pas një aksioni të gjatë të Shkëndijës, ku në fund, gabon Edis Maliqi dhe nuk pastron situatën në zonë, ndërsa Radeski me kokë drejton në këndin më të largët, për 1:0.

Vetëm 3 minuta më vonë, Bejtullai gjendet sy më sy me Zendelin, por ky i fundit është më i sukseshëm dhe ndalon dyfishimin e rezultatit. Në minutën e 68-të, Alen Jasharoski që u fut në lojë në vend të Bajramit, kishte rast ideal, por tentimi i tij ndalet nga portieri Rexhepi. Vetëm një minutë më vonë, Shkupi kishte mundësinë që të barazojë shifrat, kur Stojkoski kalon portierin vendas, por në momentin e fundit intervenon mbrojtësi Teqja. Në anën tjetër, Radeski prodhon një solo aksion nga mesfusha, por në fund brenda zonës dejton topin mbi portë.

Dhe në momente kur Shkupi kalon në ofenziv dhe në kërkim të golit të barazimit, vjen goditja e dytë fatale, me autor Besart Ibraimi, në minutën e 83-të (2:0). Deri në fund regjistruam edhe dy raste të Shkupit. Fillimisht pas depërtimit të Ndogut, Omer Imeri nuk arrin të gjejë këndin e duhur, ndërsa në aksionin tjetër, goditja e Bunjamin Shabanit ndalet nga portieri Rexhepi.

Me këto tri pikë Shkëndija siguron titullin, ndërsa FC Shkupi, nga sot fillon të mendojë për sfidën me Pobedën, më 25 prill në stadiumin në Çair.

Shkëndija – FC Shkupi 2:0 (0:0)

Stadiumi në Tetovë

Arbitër kryesor: Aleksandar Stavrev

Ndihmësit: Marjan Kiroski, Dejan Kostadinov

Kartonë të verdhë: Armend Alimi, Visar Musliu , Egzon Bejtullai (Shkëndija), Ndong , Broja (FC Shkupi)

Kartonë të kuq:

Shkëndija: Rexhepi, Bejtullai, Alimi, Shefiti, Musliu, Murati, Bojku, Emini, Teqja, Fazlagiq, Todorovski.

Trajner: Qatip Osmani

FC Shkupi: Suat Zendeli, Toni Tipuriç, Edis Maliqi, Muharem Bajrami (Alen Jasharoski), Bunjamin Shabani, Omar Imeri, Rron Broja, Besart Krivanjeva, Blazhe Iljoski (Basilio Ndong), Ermedin Adem, Kristijan Stojkoski (Emre Can).

Trajner:Zekirja Ramadani

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT