Pjesa e dytë e kobshme për Shkupin

Është kompletuar java e dytë e Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll, me derbin shqiptar ku në stadiumin e Çairit në Shkup luajtën FC Shkupi dhe KF Shkëndija, ndeshje kjo që përfundoi me fitoren e ekipit tetovar 0:3.

Edhe pse pjesa e parë e dominuar nga Shkëndija, por me rastet më konkrete dhe më afër për të shënuar e para ishte skuadra e Shkupit, që tentoi në disa kundërzbitje, por duke mos gjetur dobësinë e mbrojtjes dhe portierit Zahov.

Fillimisht në minutën e 31 kanosja e parë ishte drejt portës së Suat Zendelit të Shkupit, kur goditjen e Besart Ibraimit, e devijoi kapiteni shkupjan Zendeli.

Më pas nga ana tjetër kishte tri raste të mira Shkupi. Në minutën e 38-të, një goditje e fortë e Muharem Bajramit përfundoi skaj portës kundërshtare, e që vetëm një minutë më vonë Emmanuel Mbella tentoi me një të djathtë të fortë, që Zahov me forca të fundit e grushtoi në rivënie këndore. Pikërisht nga ky moment krosimi i Bajramit gjen Jasharovskin i cili me kokë nuk ishte preciz.

Në minutën e 48-të Shkëndija kishte shansin më të mirë me Abdurahimin, i cili u gjet në i vetmuar para portës, por parabola e tij devijohet nga Suat Zendeli në traversë.

Në anën tjetër Mbella nisi një aksion të shpejtë drejt portës kundërshtare, por ndalet shumë herët nga mbrojtja tetovare, e që në anën tjetër tetovarët gjetën shansin e parë për të konkretizuar.

Armend Alimi nga një pozicion tepër i vështirë, nga distanca dërgoi topin në cepin e portës për epërsi 0:1. Në minutën e 61 Totre depërtoi në zonë ku ndal në mënyrë të palejuar nga Sedat Berisha, që arbitri tregoi në penalti, ndërsa Ibraimi nga pika e bardhë gjuajti në këndin ku edhe kërceu Zendeli, por duke mos arritur portieri të ndal dhe topin. Goli i tretë erdhi në minutën e 79-të kur Radeski realizoi për 0:3.

FC SHKUPI – KF SHKËNDIJA 0:3 (0:0)

Stadiumi i Çairit: Shikues: 2.500

Arbitër: Krumislav Gjorgiev

Arbitra anësorë: Nikolla Karakolev dhe Risto Gjorgiev

Golashënues: Alimi 49′, Ibraimi 62′ pen., Radeski 79′ (Shkëndija)

Kartonë të verdhë: Adem (Shkupi), Teqja (Shkëndija)

SHKUPI: Zendeli, Maliqi, Bajrami, Berisha, Shabani (Sefo 90’+), Mbella, Ismaili, Krivanjeva, Zuka, Jasharovski (Demiri 72′), Adem.

Trajner: Ardian Nuhiu

SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Alimi, Cuculi (Murati 85′), Ibraimi, Totre, Radeski, Zejnullai (Abdurahimi 46′), Junior (Çelikoviç 70′), Teqja, Todorovski.

Trajner: Qatip Osmani