Po ti shfrytëzonim rastet, sot duhej të kishim fituar

Shpërndaje:

Pas barazimit 0-0 në ndeshjen e javës së 31 të LPFM-s, ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit, ka folur trajneri i skuadrës Goce Sedlloski, i cili mes tjerash ka potencuar se sot po të fitonim do të ishte me shumë meritë, por kjo nuk erdhi pasi nuk realizuam rastet, sidomos ato të pjesës së parë.

“Kemi luajtur një pjesë të parë të mrekullueshme, me shumë raste, si të them thjesht ato raste duhej që të realizoheshin kur del para portierit sy me sy duhet të japim gola të tillë, më pas do ta kishin më lehtë të luajnë edhe futbollistët me një rezultat të tillë, por kur nuk i shfrytëzon rastet, vetëm pret që të vjen ndonjë dënim.

Të them sinqerisht luajtëm ndaj një ekipi të mirë siç është Gjorçe, pra nuk është rastësisht që në këtë sezon është pas nesh në tabelë. Të flas edhe për pjesën e dytë, ku bëra edhe disa ndryshime, që ti shoh edhe disa futbollistë, por shikuar në tërësi mendoj se sot duhej të kishim fituar, nuk do të ishte fitore e merituar nëse do ti kishim shfrytëzuar rastet që i patëm sidomos në pjesën e parë”, ka thënë Sedlloski.  

Futbollistët tani do të kenë dy ditë të lira, ndërsa ndeshja e radhës do të jetë ajo e të dielës (09.05.2021), kur do të jemi nikoqir të skuadrës së Pelisterit nga Manastiri.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT