Përballja e javës së 24-të të Ligës së Parë Futbollistike në Maqedoni, kundër “Skopje”-s, do të zhvillohet në stadiumin në Gostivar dhe jo në në Tetovë. Edhe pse paraprakisht drejtuesit e KF Shkëndija dhe FC Shkupi, u morrën vesh se kjo ndeshje të zhvillohet të dielën në stadiumin në Tetovë, këtë gjë nuk e lejon policia. Arsye është se policia nuk mund të garantojë sigurinë e tifozëve duke paralajmëruar se nuk do të mund të kontrollojnë situatën nëse shfaqen incidente rreth dhe brenda në stadiumin në Tetovë. Duke u nisur nga ky fakt, drejtuesit e FC Shkupit, falendërojnë drejtuesit e KF Shkëndija që u dolën në ndihmë dhe ofruan stadiumin në Tetovë, mirëpo me përgjigjen negative nga policia, vendosën që ndeshjen e javës së 24, kundër “Skopje”-s, të zhvillohet të dielën në stadiumin në Gostivar (ora 14.00). Me këtë rast, drejtuesit e FC Shkupi kanë vendosur që të hapin dyert për të gjithë adhuruesit e futbollit, të cilët do të mund të përcjellin këtë ndeshje pa pagesë. Në kohë të njëjtë , drejtuesit e FC Shkupi falendërojnë drejtuesit e KF Gostivari, për mirëkuptimin dhe lejën që të shfrytëzohet stadiumi në Gostivar.
Policia nuk garanton sigurinë, sfida me “Skopje”-n në Gostivar
Shpërndaje:
Artikuj