Skuadra e Shkupit ka forcuar repartin e portës, duke sjëllë një nga portierët më perspektiv të Turqisë, 18 vjeçarin Canberk Yurdakul.
Portieri turk, i cili te Shkupi ka ardhur në formë huazimi deri në fund të sezonit, dje kishte stërvitjen e parë me ekipin dhe pritet që të jetë një përforcim edhe më i madh për skuadrën bardhekaltër, duke marrë parasysh talentin e tij të madh.
Ai te Shkupi erdhi nga skuadra e madhe turke Bursaspor, ndërsa është edhe anëtar i përfaqësueses turke për moshat U19.