Rrugëtimi ynë në kampionatin vendor vazhdon me ndeshjen në shtëpi përballë Gostivarit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 13-të. Një super ndeshje, që nuk duhet humbur, për tu rikthyer tek fitorja, pas gabimit në mesjavë në Ohër.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Çairit, aty ku këtë edicion nuk njohim humbje. 3 fitore dhe 3 barazime është epilogu i 6 takimeve të deritanishme, ndërsa një lajm i mirë për gjithë ju tifoz të dashur, është se hyrja për ndeshjen me Gostivarin do të jetë e lirë.
Periudha nuk është më e mira dhe një fitore do të ishte thelbësore për t’u rikthyer në rrugën e duhur dhe për të shikuar me shumë vetëbesim në ndeshjet e rradhës që na presin në muajin nëntor.
Megjithatë, koka dhe këmbët e “bardhebluve” tonë për momentin janë të përqendruara vetëm te Gostivari, një kundërshtarë shumë i rëndë.
Duke pasur parasysh orarin e ngjeshur, të dielën janë të mundshme edhe disa ndryshime në formacion, kjo edhe për shkak dëmtimeve të disa prej futbollistëve tonë.
Kështu, trajneri Erdem Alparslan kundër Gostivarit nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Xhelil Asanit, Demir Imerit dhe Andrej Riçkov.
NDESHJET E DERITANISHME
Ndeshja e nesërme mes FC Shkupit dhe Gostivarit do të jetë vetëm e 5-ta në historikun tonë, kur janë në pyetje ndeshjet e Ligës së Parë. Një fitore, një barazim dhe dy disfata është epilogu i katër ndeshjeve të deritanishme, ndërsa vlen të theksohet se tre ndeshje me këtë skuadër kemi zhvilluar edhe në kuadër të Ligës së Dytë.
Pra gjithsej 7 ndeshje deri më tani, me Gostivarin që është në epërsi, kur janë në pyetje fitoret, pasi edhe në ndeshjet e Ligës së dytë, kjo skuadër na ka mundur në dy ndeshje, ndërsa në vetëm një ndeshje neve kemi dalë si fitues.
KURIOZITETE
- Në tre ndeshjet e fundit neve NUK kemi shënuar asnjë gol ndaj Gostivarit.
- I fundit që kishte realizuar ndaj tyre, ishte Arbi Vosha, në atë fitore 3:1 me 27 gusht të vitit 2023.
- Ndeshja e së dielës do të jetë vetëm e dyta që do ta zhvillojmë gjatë muajit nëntor. Një gjë e tillë kishte ndodhur me datë 29 të vitit 2023, kur në Gostivar kishim barazuar pa gola.
- Vetëm një ndeshje është mbyllur pa gola në historikun e ndeshjeve mes nesh, edhe atë pikërisht ajo e nëntorit të vitit 2023.
- Në ndeshjet që këto dy skuadra i kanë zhvilluar në Çair, golat nuk kanë munguar. Në dy ndeshjet e deritanishme, janë shënuar plotë 7 gola.
NDESHJET E TETORIT
Nëse bazohemi në ndeshjet e tetorit, neve jemi në epërsi ndaj Gostivarit, pasi në 4 ndeshjet e këtij muaji, kemi regjistruar dy fitore, një barazim dhe një disfatë. Që të dyja fitoret i kemi arritur në ndeshjet si vendas, edhe atë me rezultat identik (3:1). Fillimisht me 5 tetor mundëm AP Brera në ndeshjen debutuese të trajnerit Erdem Alparslan, për të mundur më pas edhe Tikveshin në ndeshjen e fundit si vendas. Ndërkohë në ndeshjet si mysafir, barazuam pa gola me Pelisterin në Manastir, ndërsa në mesjavë u mundën në Ohër nga Voska Sport.
Në anën tjetër, Gostivari gjatë tetorit ka regjistruar vetëm një fitore, edhe atë në ndeshjen si vendas kundër AP Brera (4:1), ndërsa kishte humbur përballë Rabotniçkit në arenën “Todor Proeski”. Në dy ndeshjet tjera të muajit që lamë pas, Gostivari kishte barazuar ndaj Besës së Dobërdollit (1:1) dhe së fundmi kundër Pelisterit (0:0).
KU DO MUND TA NDIQNI NDESHJEN
Pasi asnjë nga TV tona vendore nuk kanë të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të Ligës së Parë, mënyra e vetme për ta ndjekur ndeshjen e javës së 13-të midis Gostivarit dhe FC Shkupit, është kanali i FFM-së në youtube.
Megjithatë kjo vlen për gjithë ata tifoz të FC Shkupit që jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit, apo janë nëpër udhëtime, pasi për gjithë tifozët e vërtetë të skuadrës tonë, stadiumi i Çairit duhet të jetë epiqendra e jonë, kur kemi parasysh se hyrja do të jetë falas.