Pranverë e vështirë për FC Shkupin, Renova merr 3 pikë

Shpërndaje:

Skuadra e Renovës është fituese në duelin e zhvilluar në Tetovë dhe arkëtoi 3 pikë pasi shënoi fitore me 3-1 ndaj FC Shkupit. Pjesa e parë ishte tejet e dobët e FC Shkupit, ndërsa në vazhdim ishte një paraqitje tjetër e skuadrës nga Shkupi, që nuk mundej të anulojë golat e pjesës së parë.

Dush i ftohtë në fillim

Vendasit kishin startin më të mirë të kësaj përballje dhe në aksionin e parë më konkretë , arritën që të hapin rezultatin , falë golit të Petar Stojanovskit 1-0. Kjo nxiti futbollistët e FC Shkupit që të shkojnë në sulm dhe në minutën e 21-të, pas goditjes së lirë nga Ermedin Ademi, goditja e Stojkoskit ndalet nga vija e fundit të mbrojtjes së Renovës. Në anën tjetër, Valmir Nafiu i Renovës, shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes, por tentimi i tij shkon lartë mbi portë. FC Shkupi kërkoi golin me krosime të thella në zonë dhe në një rast të tillë, Omer Imeri gjuan më kokë , ndërsa topi përfundon vetëm në trupin e një futbollisti të mbrotjes së Renovës. Në minutën e 36-të erdhi edhe një shok për FC Shkupi.

Goli dytë, dhuratë e mbrojtjes

Blagoja Ljamçevski nuk arrin të pastrojë një situatë në zonë, ndëra dhuratën e dhënë, Stojanovski për herë të dytë mposht Suad Zendelin për 2-0. Në minutën 43, kanoset Valmir Nafiu nga gjuajtja e lirë, pasi topi shkon skaj portës, ndërsa një minutë më vonë predha e Stojanovskit nga distanca ndalet në duart e portierit Suad Zendelit.

Stojkoski zbut epërsinë në 1-2

Në pjesën e dytë, FC Shkupi kaloi në ofenziv totale. Fillimisht ishte Ermedin Adem që godet ashpër brenda zonë , por reagon portieri vendas. Kobetiq. Kjo ishte vetëm paralajmërim për ndryshim të rezultatin, që vjen në minutën e 50-të, kur Kristian Stojkoski shënon një gol fantastik nga 18 metra për 2-1. Dhe futbollisti i njëjtë , vetëm disa minuta më vonë depërton thellë në krahun e djathtë dhe në momentin e krosimit ndalet nga portieri vendas , Kobetiq.

Goditja e tretë, uli shpresat për barazim

Dhe kur FC Shkupi kaloi në kërkim të golit të barazim, pasoi një kundërsulm i shpejtë i vendasve, e cila kurorëzua me golin e Mexhit Nezirit brenda zonës për 3-1.

Me ndrrimet e bëra në terren, FC Shkupi kaloi në sulm dhe në minutën e 72-të, Atila Çan ishte pran golit , mirëpo në vijën fundore reagon Neziri dhe pastron situatën nga vija fundore. Vetëm disa minuta më vonë, Ermedin Adem drejton një projektil të vërtetë nga distanca , e cila ndalet nga portieri vendas. Dhe në disa minuta para mbylljes së ndeshjes Florian Kadriu nuk ishte preciz nga 17 metra. Në fund 3 pikët mbeten në Tetovë për skuadrën e Renovës, ndërsa FC Shkupi shënon disfatën e dytë nën drejtimin e Zekirja Ramadanit.

Stadiumi në Tetovë

Arbitrat: Jovan Kaçevski, Zharko Todorovski, Razme Bakraçevski

FC Shkupi : Suad Zendeli , Toni Tipuriç, Muharem Bajrami, Blagoja Ljamçevski, Bunjamin Shabani, Omar Imeri, Ron Broja, Besart Krivanjeva, Bazhe Iljoski. Luajtën edhe Atila Çan, Alen Jasharoski dhe Shpend Asani.

Renova: Kobetiq, Stojanov, Neziri, Jusufi, Nuhiu, Velija, Gafuri, Stojanovski, Mishkovski, Temelkov, Nafiu. Luajtën edhe Florian Kadriu dhe Dejan Cvetanovski.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT