Presidenti i klubit tonë, z. Olgun Aydin sot është pritur në nga zëvendës kryetari i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, z. Artan Grubi.
Presidenti Aydin ka falënderuar z. Grubin për mikpritjen e tij të ngrohtë, ku mes tjerash i është bë dhuratë një fanellë e skuadrës së FC Shkupi me mbishkrimin e emrit dhe mbiemrit të zëvendës kryetarit të parë të Qeverisë.
Mes tjerash në këtë takim është folur për kushtet në të cilat po punon skuadra jonë dhe ambiciet që janë që të investohet në përmirësimin e kushteve dhe arritjet e ekipit të seniorëve, me theks të veçantë edhe për ngritjen e nivelit në shkollat e futbollit dhe nxjerrjen e talenteve të reja nga të gjitha komunat që gravitojnë në qytetin e Shkupit.